“Benz”-i me shpejtësi “fluturon” këmbësorin në Peshkopi, qytetarët vënë duart kokës

Publikohen pamjet e një aksidenti të ndodhur një ditë më parë në Peshkopi, ku një automjet ka përplasur një këmbësor në mes të rrugës.

Nga pamjet e një kamere sigurie duket një mjet tip “Benz”, që nuk ndalon teksa para ka këmbësorë, por vijon lëvizjen me shpejtësi, duke përplasur një prej tyre.

Raportohet se i lënduari nuk ka marrë dëmtime serioze. Siç shihet dhe në video, menjëherë pas përplasjes, këmbësori ngrihet dhe përqafon një qytetar, i cili afrohet t’i japë ndihmë me duar në kokë, ndërkohë që shoferi largohet pa dalë fare nga makina. balkanweb