Beograd: Protestë kundër arrestimit të aktivisteve që gjuajtën me vezë muralin e Mlladiqit

Beograd, 9 nëntor 2021 – Disa qindra aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar në qendër të Beogradit, të hënën në mbrëmje, kundër arrestimit të aktivisteve Aida Çoroviq dhe Jelena Jaçimoviq, të cilat e kanë gjuajtur me vezë muralin e kriminelit të luftës Ratko Mlladiq.

Protestuesit kanë marshuar drejt vendit ku gjendet murali,  por policia i ka penguar ata.

Aida Çoroviq dhe Jelena Jaçimoviq janë arrestuar të hënën për shkak se e kanë gjuajtur me vezë muralin e Mlladiqit, pavarësisht ndalesës. Ato e kanë kryer këtë akt në Ditën e Luftës Kundër Fashizmit.

Ato janë mbajtur disa orë në polici e pastaj janë liruar.

(r.m.)