Beogradi nis presionin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë

Beograd, 17 janar 2022 – Autoritetet në Serbi druajnë se autoritetet në Kosovë nuk do të lejojnë organizimin e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në territorin e Kosovës, më 3 prill, siç ndodhi me referendumin e Serbisë që nuk në territorin e Kosovës, të dielën më 16 janar.

Prandaj, ka nisur të përdorë forma të ndryshme të presionit ndaj Prishtinës, për të lejuar organizimin e këtyre zgjedhjeve edhe në Kosovë.

“Përkundër faktit se Albin Kurti e pengoi referendumin në Kosovë, ne do të vazhdojmë të punojmë për mbajtjen e zgjedhjeve më 3 prill”, ka thënë Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, në TV Prva.

Petkoviq ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke ua pamundësuar organizimin e Serbisë në territorin e Kosovës, “demonstroi forcë” ndaj Serbisë dhe ka paralajmëruar se kjo “do të ketë pasoja të paparashikueshme” për procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Petkoviq është shprehur i zhgënjyer me të dërguarin e Bashkimit Evropian në dialogun mes Kosovës e Serbisë, Miroslav Lajçak, i cili nuk ka arritur ta bindë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të ndryshojë mendje dhe të lejojë mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.

“E thirra Miroslav Lajçakun që t’i lejojë njerëzit dhe OSBE-ja të marrë përsipër shpërndarjen e materialit për komunitetin serb. Ai më tha se do t’i drejtohej Kurtit dhe kaq. Nuk mund të besoj se Perëndimi nuk mund të bëjë presion mbi Kurtin”, ka thënë Petkoviq.

Të njëjtat qëndrime i ka shprehur të dielën partia Lista Serbe, e cila kontrollohet nga Beogradi. Kryetari i saj, Goran Rakiq, ka shprehur shqetësimin se udhëheqja e Kosovës do të veprojë edhe  me zgjedhjet presidenciale të Serbisë njësoj si me refendumin dhe ka paralajmëruar “reciprocitet”.   

(r.m.)

Comment

*