Berisha: Arrestuan Bllakon, por Rama është fajtor për aferën e inceneratorëve

Gjithashtu sipas tij kriza me energjinë elektrike është njeherit aferë e madhe korruptive dhe siç theksoi “jashtë çdo imagjinate”

Knid Ndrenika

Ish-kryeministri demokrat Sali Berisha fajësoi pasardhësin e tij socialist Edi Rama për çështjen e dyshuar të abuzimeve qindramilionë euroshe të mbeturinëdjegësve ose ndryshe inceneratorëve.

Pas ceremonisë në bashkinë e Shkodrës për masakrën e 2 Prillit 1991 ku u vranë nga regjimi i PPS|H-së, sot PS katër demonsrues, zoti Berisha tha se sot në Shqipëria ka një organizatë kriminale në pushtet.

Gjithashtu sipas tij kriza me energjinë elektrike është njeherit aferë e madhe korruptive dhe siç theksoi “jashtë çdo imagjinate”.

“Sot jemi në kushte shumë të vështira, por të kapërcyeshme. Sot kemi një organizatë kriminale. Le të thotë ç’të dojë! E kam dëgjuar se i djeg kjo fjalë. Kanë dalë në dritën e diellit që janë organizatë kriminale”-tha zoti Berisha.

Ai shtoi se vërtetë u arrestua deputeti socialist Alqi Bllako për inceneratorin e Fierit, por “firmën e vendosi Rama, Agaçi, Veliaj e Ahmetaj. Afera e energjisë më e madhe se e incineratorëve”-tha ai.