Berisha: Asnjë shpifje, trillim apo sajim s’mund të më pengojë të përmbush misionin tim

Tiranë, 30 korrik 2021 – Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka reaguar lidhur me kërkesën e ambasadores amerikane në Tiranë, Yuri Kim, për përjashtimin e tij nga Kuvendi i ardhshëm i Shqipërisë.

Berisha e ka cilësuar kërkesën e ambasadores Kim si “fyerje për të gjithë demokratët” dhe ka theksuar se asgjë nuk do ta pengojë ta përmbushë misionin që i është besuar nga zgjedhësit.

“Asnjë shpifje, trillim apo sajim nuk mund të pengojë kurrë Sali Berishën të përmbushë misionin e tij të besuar nga zgjedhësit shqiptar në mbrojtje të interesit kombëtar dhe publik të shqiptarëve”, ka theksuar Berisha.

Duke iu referuar vendimit të DASH për shpalljen e tij “non-grata”, Berisha ka kërkuar që Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, të publikojë “çdo fakt, dokument apo provë që ai ose kushdo tjetër mbi tokë disponon për të faktuar ato që ka shkruar në vendimin e tij”.

“Deri sot Departamenti i Shtetit me zëdhënësin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka të bazuar në raporte të NGO lokale, rajonale dhe ndërkombëtare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion të qeverisë shqiptare. Domethënë vendimi i Sekretarit Blinken është bazuar në raportet e armiqeve të mi, NGO-të e kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave të kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete të Edvin Ramës, të papublikuara kurrë në Shqipëri”, ka shkruar Berisha.

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka bërë të ditur se kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ia ka përcjellë mesazhin e Departamentit Amerikan të Shtetit se prania e Berishës në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Shqipërisë është e padëshirueshme.

“Partia Demokraike ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm për ta nxjerrë këtë vend nga diktatura komuniste. Do të ishte një ironi historike, por edhe një tragjedi për vendin dhe jo vetëm për partinë, nëse partia do të hante bar për hir të interesave personale të një njeriu”, është shprehur ambaasadorja Kim, pas takimit me Bashën.

Deklarata e plotë e Sali Berishës:

Sot ambasadorja e SHBA Yuri Kim, me nje deklarate fyese per cdo demokrat dhe shqiptar duke iu permendur barin, ne dhunim flagrant te misionit te saj, i kerkoi Kryetarit te PD qe Sali Berisha te mos futet ne parlamentin e ardhshem. Lidhur me keto deklaroj sa vijon:

Asnje shpifje, trillim apo sajim nuk mund te pengoje kurre Sali Berishen te permbushe misionin e tij te besuar nga zgjedhesit shqiptar ne mbrojtje te interesit kombetar dhe publik te shqiptareve. Qe nga data 19 maj 2021 dhe deri sot pas vendimit te Sekretarit Blinken, te bazuar ne lobimin korruptiv te Edi Rames dhe George Soros, armik i demokracise se shqiptareve dhe shpifjet e tyre, une i kam kerkuar dhe i kerkoj Sekretarit Blinken te publikoje çdo fakt, dokument apo prove qe ai ose kushdo tjeter mbi toke disponon per te faktuar ato qe ka shkruar ne vendimin e tij. Por deri sot nuk eshte publikuar asnje prove dokumet apo fakt vetem e vetem se ato nuk ekzistojne. Per te gjitha keto une kam njoftuar se kam paditur Sekretarin Blinken per shpifje ne Gjykaten Korreksionale te Parisit.

Deri sot Departamenti i Shtetit me zedhenesin e tij ka informuar se Sekretari Blinken vendimin e ka te bazuar ne raporte te NGO lokale, rajonale dhe nderkombetare, raportet e mediave dhe raportet investigative antikorrupsion te qeverise shqiptare.

Domethene vendimi i Sekretarit Blinken eshte bazuar ne raportet e armiqeve te mi, NGO te kontrolluara nga George Soros dhe raportet e mediave te kontrolluara nga qeveria dhe raportet sekrete te Edvin Rames te pa publikuara kurre ne Shqiperi.

Duke shprehur bindjen se vendimi eshte nje abuzim i paster me ligjin e Kongresit te SHBA, perdorimin e tij si arme kunder kundershtareve politik te multimilardierit George Soros dhe mikut te tij te ngushte Edi Rama, une pavaresisht nga keto perseri ftoj Sekretarin Blinken ti bej te gjithçka publike.

Perveç ketyre e ftoj Sekretarin e Shtetit te ndikoje tek Edi Rama qe te votojme ne parlament ligjin e vetingut te politikaneve.

Une dua ti rikujtoj Zonjes ambasadore se ke gabuar rende me barin qe iu permende demokrateve. Ne kete kontekst shprehja juaj se PD nuk mund te haje bar eshte nje fyerje per çdo demokrat dhe per çdo shqiptar te cilet citate te ngjashme i kane degjuar vetem ne diktature apo nga raciste albanofobe.

Se fundi, nuk e di nese takimi i sotem i Zj ambasadore Kim ka ndonje nxitje nga denoncimi im i marreveshjes se dyshimte qe u njoftua se u arrit ne prani dhe me nxitjen tuaj midis Kryetares se KLGJ, Llagami dhe Instutut East Ëest qe sipas burimeve amerikane drejtohet nga Delina Fico. Duke ju kerkuar mundesisht te beni transparente kete marreveshje ju siguroj se sikunder deri sot do te denoncoj çdo afere te dyshimte nga cilido dhe pa asnje hezitim.

Shqiptaret jane njerez te lire dhe me dinjitet qe nuk meritojne bar por transparence! sb

(r.m.)