Berisha: Basha doli arrë me vrimë, të shkojë e të verifikojë firmat, Kuvendi do të rikthejë lirinë në PD

Ish-kryetari i PD Sali Berisha edhe një herë ka kërkuar publikisht në media verifikimin e firmave per mbledhjen e kuvendit.

I pyetur nga gazetari Robert Rakipllari se ai ka detyrimin e bërjes publike të emrave të delegatëve, Berisha ka ftuar që këtë ta bëjnë gazetarët gjatë ditës së nesërme.

Rakipllari: Ju që keni bërë avokatinë e Bashës për 16 vjet e keni bërë gabim?

Berisha: Kam kërkuar ndjesë për pushtetin që i kam dhënë, por nëse uleni në një panel do reflektoni parimet më themelore, që përfaqësia është anëtarësi. Ju ftoj të shkoni nesër të verifikoni firmat.

Rakipllari: Ju keni detyrimin ndaj publikut që këta emra t’i bëni publik dhe nëse ata janë 4200 delegatë të kuvendit e mbledhin kuvendin.

Berisha: Merrni ekipin e gazetarëve tuaj, sepse tregon që nuk kam frikë dhe tmerr siç ka peng kryetari.

Fevziu: Është kryetari që e keni votuar dhe ju.

Berisha: Peng është marr së fundi . Ka dalë arrë me vrimë së fundi. Nuk ka ndodh kurrë një kuvend i tillë me anëtarë ky është i pari duhet respektuar më shumë se çdo ngjarje tjetër në historinë e lirirsë.

Ish-kryeministri Sali Berisha në lidhje telefonike në emisionin “Opinion”, ka ftuar kryedemokratin Lulzim Bashën dhe eksponentët e tjerë të PD që të shkojnë në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar dhe të verifikojnë firmat e delegatëve që kërkojnë mbledhjen  e Kuvendit Kombëtar më 11 dhjetor.

Berisha tha se dhe nëse Basha nuk e njeh Kuvendit, PD zyrtare do të quhet ajo që do të dal nga Kuvendi. Ish-kreu i PD, tha se firmat e nevojshme për mbledhjen e Kuvendit janë tejkaluar dhe për këtë arsye anëtarët e PD do të kërkojnë ndryshim në selinë blu.

“Dua të ndërhy së pari për të vërtetën të cilën po përpiqen ta sfumojnë me gënjeshtra, falsifikime e mashtrime. Është hera e parë në historinë e këtij vendi pas 12 dhjetori të ’90 që qytetarë të lirë, anëtarë të kësaj partie marrinë në dorë Kuvendin e saj. Përdoret në mënyrën më të padenjë e qesharake kamera televizive për të paraqitur dosjen për të vlerësuar gjoja dosjet me firmat. Kemi të bëjmë me raportin që kanë me lirinë drejtues të PD dhe avoketërit e tyre mjeranë të cilët janë të vetmit që i besojnë Lul Bashës ose që duan të besoj se gënjejnë. Legjitime është kur mashtrohen, por kur e di që mashtron e të mashtrojnë është mjerave. Duhet t’ju them se ky është rasti i parë në histori që anëtarët thërrasin Kuvendin e tyre për lirinë. Injoranca kurrë nuk është dhe nuk o të jetë argument, që kur është themeluar asambleja, anëtarësia ka mbledhur asamblenë. Kemi të bëjmë me një koncept fondamental këtu janë ata që kanë frikë nga liri dhe anëtarësia të cilët të tmerruar që nuk bëjnë dot 10 metra për të shkuar për të kontrolluar firmat. Nuk ka palë këtu, këta që kanë firmosur ta ftojnë të gjithë që janë anëtarë, por në këtë rast në Kuvend. Është shumë e thjesht të ftoj ty Fevziu dhe ata që bëjnë avoketërit e Bashës të shkojnë te Edi Paloka të marrin një më një dokumentet formularët që kanë. PD zyrtare është Kuvendi. Nëse Edi Rama vendos të bëja atë që nuk e bëri dot Ramis Alia le ta provojë,”-Berisha./Opinion.al

Comment

*