Berisha: Basha nuk udhëtonte dot në SHBA derisa u mor peng nga Rama

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke thënë se ai nuk udhëtonte dot në SHBA, derisa përjashtoi atë nga Grupi Parlamentar i PD.

Berisha gjithashtu u është përgjigjur deklaratave të Bashës, kur ky i fundit tha se se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë kongresi anti-amerikan.

Ish-kryeministri Berisha tha se asnjë deklaratë e Bashës nuk do ta lëkundë në betejën që ka nisur.

“Ndërkohë sekretari tjetër tha se vendimi i tij vinte nga hiçi kemi bërë hetim dhe s’kemi gjetur asnjë fakt për korrupsionin e Berishës. Nuk lëkundemi nga deklaratat që bën peng-Basha. I cili thotë se nuk do lejojë mbledhjen e Kongresit antiamerikan. Njeri nuk shkonte dot deri dje në SHBA derisa u mor peng nga Edi Rama. Asnjë forcë politike dhe askush tjetër s’ka pasur këto marrëdhënie me SHBA”, tha Berisha./ CNA.al