Berisha: Basha të ishte burrë debatonte, por kyçet në zyrë dhe urdhëron me telefon

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Tirana në “Foltoren” me të rinjtë në Tiranë është shprehur se Basha po të ishte burrë do merrte pjesë në debat.

Sali Berisha: Pse dyfishohen tarifat tuaja, pse duhet që prindërit të punojnë disa muaj. Që prindërit të shesin dhe lopërn për të sjellë fëmijët në Univeristete Këta qeveritarë arrogantë të korruptuar mendojnë vetëm për pasuritë e tyre. Kreu i meduzës shpenzon në tre- ditë udhëtime 400 mijë euro. Ndodhin sepse këta ministra tenderojnë punë publike me çmime  herë më të larta sesa punë publike që tenderohen me paratë e KE. ata kanë frikë ndaj ju, ndaj dhe mbyllën Universitetet duke brohoritur rroftë Covid duke lënë studentët rrugëve. 

Kjo është ora juaj, mjerë ata. Ne kemi probleme brenda PD. Kryetari ka humbur çdo lloj morali drejtues dhe së fundmi është vërsulur organizatës së juaj dhe organizatës së grave në një hakmarrje të turpshme. Po të ishte burrë Basha do të ishte këtu së bashku me mua dhe Belindin në një debat. Basha kyçet në zyrë dhe jep urdhra me telefon. Por i kyçur në zyrën e tij jep urdhra me telefon për uzurpimin e FRPD dhe Lidhjes së Grave. OraNews