Berisha fton amb.Kim të depozitojë faktet kundër tij në Gjykatën në Paris!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ftuar ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, që të depozitojë në Gjykatën e Parisit, ku ka ngritur një padi ndaj Sekretarit Amerikan të Shtetit, të gjitha provat që administrojnë në dëm të tij.

Deklaratave të Kim se nuk do të bashkëpunojë me askënd që është shpallur ‘non grata’ nga SHBA, Berisha iu përgjigj duke thënë se në drejtimin e tij PD do të forcojë marrëdhëniet me BE-në dhe SHBA-në, si dhe nënvizoi se lëvizjen e tij e kanë përgëzuar zyrtarë të lartë në Evropë, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, më konkretisht, zyrtarë nga radhët e republikanëve.

Yuri Kim është shprehur prerazi që nuk do të bashkëpunojë me askënd që është shpallur ‘non grata’ nga DASH dhe se njeh si kryetar Bashën.  A nuk po i kundërviheni me këto deklarata SHBA-ve?

Berisha: Më duhet të them se “Foltorja” ka zgjuar shpresa të mëdha në mbarë botën. Unë dua t’ju informoj se kjo pritja që shihni në Shqipëri për foltoren nuk është më pak entuziaste në vendet mike. Nuk është më i vogël entuziazmi në vendet mike. Nuk janë më të pakta përgëzimet që marr për këtë nismë të pluralizmit nga përfaqësues zyrtarë të vendeve mike në Evropë, por për hir të së vërtetës nga zyrtarë të lartë të SHBA-ve në krahun republikan.

Pra, për të mbyllur këtë problem, zonjës ambasadore dhe cilitdo tjetër që kanë një provë apo fakt të vetëm, e ftoj t’i dërgojë pranë gjykatës në Paris. Shpreh kënaqësinë e madhe, se miq dhe përfaqësues të vendeve mike, se personalitete të shquara të elitës politike amerikane, nuk pajtohen, nuk pranojnë, nuk binden, e madje e marrin thjeshtë si një hakmarrje politike se kemi prova, por nuk i themi. Kjo ka marrë fund, ke prova çoi para gjykatës. Miq të shtuar nga të dy anët e Analitikut që më kanë thënë se kanë parë dosjet e kanë gjetur atë si në materie. Shqipërinë do e afroj akoma më shumë me BE dhe SHBA-të, ky është zotimi im.

 

(BalkanWeb)

 

One Response to “Berisha fton amb.Kim të depozitojë faktet kundër tij në Gjykatën në Paris!”

Read below or add a comment...

  1. Sali Bollati-Çam Shqiptaro Amerikan says:

    Berisha do bente mire per Shqiperine e Shqiptareve te Vertete; qe duke u dorezuar t’ju bej thirje gjithe politikaneve te mbas 91-shit; gjithashtu te dorezohen vete. Ashtu mund te filloj Jeta e Duhur per popullin Shqiptar brenda e jashte kufive “te harruar”?!