Berisha intervistohet në prokurori lidhur me protestën para selisë së PD-së

Tiranë, 13 dhjetor 2022 – Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë në Tiranë për t’u intervistuar në lidhje me protestën e 8 janarit para selisë qendrore të Partisë Demokratike, nëTiranë.

Berisha do të intervistohet nga prokurorët Elizabeta Ymeru dhe Eljon Mazreku lidhur me aktet e dhunës që ndodhën gjatë protestës.

Përpara se ai të hynte në Prokurori, Berisha u deklaroi gazetarëve seai është thirrur në Prokurori me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Ai ka thënë se policiaduhet  të ndëshkohet për dhunënndaj protestuesve dhe për arrestimin e disa prej tyre.

“Basha është një vegël e Eeverisë. Aty (në Prokurori) thirrem nga Rama unë, jo nga Basha. Unë mendoj se duhet t’u kërkonte të falur njerëzve të pafajshëm dhe të ndëshkonte policinë”, ka thënë ai.

Berisha ka thënë se ai do të japë informacione të hollësishme lidhur me intervistimin e tij, sapo të dalë nga prokuroria.

“Ju njoftoj se sapo të dal nga dera e Prokurorisë do tju informoj hollësisht”, është shprehur ai.

Berisha është i pari që do të merret në pyetjelidhur me protestën e 8 janarit.

Pas tij, në prokurori është ftuar deputeti Flamur Noka, i cili po ndiqet në gjendje të lirë nga organet e  drrejtësisë lidhur meorganizimin e protestës.

Prokuroria pritet ta marrë në pyetje edhe sekretarin e përgjithshëm të PD-së, Gazment Bardhi, i cili po ndiqet në gjendje të lirë lidhur me gazin lotësjellës që është përdorur kundër protestuesve nga persona të paautorizuar brenda selisë së PD-së.

Të premten, pritet të merret në pyetje në prokurori edhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

(r.m.)

Comment

*