Berisha rishtaz Yuri Kimit: Shqiptarët s’ia pranuan barin as Enver Hoxhës

Nga Foltorja e radhës nga Lezha, ish-kryeministri Berisha tha se Shqiptarët nuk janë kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, nuk ia pranojnë askujt.

Ai theksoi se nëse atë vendim do ta merrte duke mbledhur këshillin kombëtar dhe duke e votuar aty, ai do ta pranonte çdo vendim të këshillit.

Berisha: Shqiptarët nuk janë kanë pranuar barin as Enver Hoxhës, nuk ia pranojnë askujt. Të mos mendojë dikush se mund tu shesë gënjeshtrat për të vërteta. Nuk ka asgjë personale kjo nismë e imja. Nëse Basha, të cilin e këshilloj që të rrijë gjithë natës pa gjumë, duke u lutur për besëprerjen e tij. Nëse atë vendim do ta merrte duke mbledhur këshillin kombëtar dhe duke e votuar aty, unë do ta pranoja çdo vendim të këshillit.

Por ai e mori vendimin pa pyetur njeri, sepse ata që e mbajnë peng nuk duan mendimet e demokratëve, sepse e dinë që ne jemi njerëz të lirë. Unë prandaj erdha te ju sepse kam besim te ju. Foltorja nuk është kundër miqve tanë, mos dëgjoni ata që thonë se jemi anti-amerikane. Ne do të ngremë fuqishëm PD-në dhe do ta çojmë atë në fitore. Ne do të vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA-të dhe BE-në.

Por ai e mori vendimin pa pyetur njeri, sepse ata që e mbajnë peng nuk duan mendimet e demokratëve, sepse e dinë që ne jemi njerëz të lirë. Unë prandaj erdha te ju sepse kam besim te ju. Foltorja nuk është kundër miqve tanë, mos dëgjoni ata që thonë se jemi anti-amerikane. Ne do të ngremë fuqishëm PD-në dhe do ta çojmë atë në fitore. Ne do të vendosim marrëdhëniet më të mira me SHBA-të dhe BE-në.OraNews