Berisha konfirmon se do të shkojë sot në Prokurori për protestën e 8 janarit

Ashtu siç u paralajmërua dje, ditën e sotme ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për të dëshmuar në Prokurori, në lidhje me protestën që u zhvillua më 8 janar në selinë e PD-së. Protesta në fjalë u shoqërua me episode dhunë, ku përkrahës të Berishës tentuan të futeshin në seli, ndërsa hapën me dhunë disa dyer dhe thyen xhamat e dritareve të katit të parë dhe të dytë. Për incidentet u arrestuan 34 persona, të cilët u liruan dje nga gjykata. Ish-kryeministri Sali Berisha ka konfirmuar se do të shkojë në prokurori.

Nga ana tjetër, përkrahës të Bashës, iu përgjigjën protestuesve duke hedhur një lëndë, ende e papërcaktuar. Mësohet se Berisha, do të merret në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit dhe për atë çka ka ndodhur jashtë selisë së PD-së, sot në orën 11:00 nga prokurori i çështjes, Elio Mazrekut, që ka kryer të gjitha hetimet në selinë e PD-së. Po ashtu, sot në pyetje ne oren 12:00 do të merret edhe deputeti i PD-së, Flamur Noka, që po hetohet në gjendje të lirë, pasi ishte ai që njoftoi zyrtarisht policinë se në 8 janar do të mbahej një protestë para selisë së PD-së.

Noka do të pyetet nga Mazreku për mënyrën se si do të organizohet protesta dhe nëse kishte dijeni për skenarët e dhunës që ndodhën. Kujtojmë se i vetmi që është shprehur i hapur publikisht për t’iu përgjigjur thirrjes së prokurorisë për të dëshmuar ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha.

BalkanWeb

Comment

*