Berisha: Lëvizja e Dhjetorit – lëvizja më e rëndësishme pas asaj për pavarësinë e Shqipërisë

Tiranë, 8 dhjetor 2022 – Të enjten, në ditën e rinisë, në Tiranë, u promovua libri “Midis krimeve dhe mirazheve”, i shkrimtarit Besnik Mustafaj.

Ish kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili mori pjesë në ceremoni, e cilësoi këtë libër si “monument” për Azem Hajdarin dhe studentët e Dhjetorit.

“Falenderoj Besnikun për ribotimin e këtij libri që unë e vlerësoj të jashtëzakonshëm. Është libri që kam vlerësuar më shpesh dhe më shumë. E vlerësoj si një monument të merituar, të mrekullueshëm dhe madhështor për ata studentë dhe për Azem Hajdarin që në një hark kohor shumë të shkurtër u ngjitën nga balta e tokës në Selitë dhe, me aktin e tyre, u mbuluan me të gjitha laurat që një popull i shtypur mund t’i jepte atyre”, tha Berisha.

“Nuk ka asnjë univers më të gjallë se libri. Në këtë kuptim libri në fjalë është një univers i jashtëzakonshëm i pasur me jetë ngjarje, zhvillime nga dy botë. Një botë që po vdiste. Dhe një botë tjetër që lindte”, shtoi ai.

Berisha e quajti lëvizjen studentore të dhjetorit si lëvizjen më të rëndësishme në Shqipëri,  pas shpalljes së pavarësisë.

“Them se në historinë tonë ajo ishte lëvizja demokratike më e rëndësishme. Pas pavarësisë në historinë e lirisë ishte lëvizja më e rëndësishme., Fatkeqësia kombëtare e shqiptarëve se gjaku që solli për liri dhe dinjitet”, theksoi ai.

Berisha theksoi gjithashtu se në demonstratat e dhjetorit studentët dëshmuan forcën e pamposhtur para regjimit të egër komunist të Shqipërisë. Ai e kujtoi kurajon dje guximin e Azem Hajdarit, i cili ishte në ballë të demonstrative tëstudentëve.

“Studentët bënë një mrekulli, sepse ata u paraqitën para regjimit si të pamposhtur. U doli në takim diktatori. U nxori ministrin e brendshëm dhe i bëri fërtele. Ata të nesërmen u grumbulluan dhe vërshuan rrugëve. Treguan se janë të pamposhtur. Azem Hajdari hypte në shpatullat e tyre dhe lëshonte sloganet për liri dhe demokraci. Suksesi qëndron në shpirtin e pamposhtur të atyre studentëve”, theksoi Berisha.

Ish-kryeeministri Sali Berisha, i cili iishte bashkuar lëvizjes së dhjetorit, tha se shkrimtari Besnik Mustafaj, i ka bërë të pavdekshme orët e momentet më të frëndësishmetë lëvizjes së Dhjetorit.  

“I ka derdhur në art dhe i ka bërë të pavdekshme, por me një realizëm të pacenueshëm”, theksoi berisha.

(Sipas Panorama.al)