Berisha mbi financimin e PD-së nga Rusia: Të nisë një hetim i plotë, për të larguar çdo dyshim

Tiranë, 16 shtator 2022 – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të ngrihet një komision auditi për të bërë transparencë për akuzat se PD është financuar nga Rusia në 2017.

Në një komunikim me gazetarët, teksa u distancua nga kjo aferë, Berisha tha se do “kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar cdo dyshim që lidh PD me financimin rus”.

Berisha po ashtu denoi politiken e jashtem aktuale, qe sic tha ai permes Ballkanit te Hapur eshte nje orientim serbo rus.

“Përgjegjësia nuk është e PD, por është individuale e Bashës për aq sa përfaqësonte ai dhe atyre që janë përfshirë në këto transaksione.

Duke distancuar nga kjo aferë personale e ish kryetarit të PD dhe duke u zotuar se do të  ngremë një komision auditi për të bërë transparencë të plotë cfarë është e mundur nga ne, kërkojmë hapjen e një hetimi të plotë për të larguar cdo dyshim që lidh PD me financimin rus.

Garantoj shqiptarët se PD ka qenë dhe është e do mbetet parti e interesit kombëtar, e orientimit euroatlantik i Shqipërisë.

PD dhe Berisha ka denoncuar, ka kundërshtuar me protesta të fuqishme dhe dënon orientimin serbo rus të politikës së jashtëm aktuale në kuadër të Ballkanit të hapur.

PD dënon mbrojtjen që Rama i bën qëndrimit filo rus të Beogradit, shndërrimin sot më shumë se kurrë pas agresionit

Vendimi për një audit është i drejtë, por ju them se Basha ka marrë cdo gjë me vete. Ka marrë disqet dhe cdo gjë. Kjo është e vërtetë, por partia duhet ta krijojë atë dhe mbi bazën e hetimi, se një qëndrim mendoj unë të dënueshëm ka mbajtur Rama me ndërhyrjet e tij në mbylljen e dosja. Unë e kam quajtur Bashën peng. Kjo u faktua. Demokratet duhet të ndihen krenar që mbështesin Berishën”, theksoi nder të tjera Berisha.

(Panorama.al)