Berisha në Vlorë për çdo temë, nga SHBA, te Basha, Kosova, hegjemonia serbe dhe Sorosi

“Një shqiptaro-amerikane, eksponent i republikanëve në SHBA”, kushërira e Musine Kokalarit pranë Berishës në Vlorë: Duhet të kthejë PD në 1991, ja premtimi im

Ish-kryeministri Sali Berisha ka pasur në krah sot gjatë takimit në Vlorë edhe një shqiptaro-amerikane, eksponent të Partisë Republikane amerikane, siç e prezantoi ai. Berisha tha se Edi Kokalari është një avokate e vlerave konservatore.

“Kam nderin t’i jap fjalën një shqiptaro-amerikaneje e cila me përkushtimin e saj është një eksponent i vërtetë në Partinë Republikane në SHBA, një avokate e vlerave konservatore, e cila jeton me ne, me vendin e saj, në mënyrë të pandërprerë dhe ka ardhur këtu për t’u bashkuar me këtë nismë, me këtë foltore dhe shprehur mendimet e saj, Evi Kokalari”, tha Berisha.

Vetë Kokalari tha se zoti Berisha ka disa detyra përpara, një prej tyre ta kthejë PD-në në vitin 1991 dhe ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane.

Nga ana tjetër ajo premtoi ndihmën e shqiptarëve në Amerikë dhe me kryetari ne ri të PD-së, siç tha ajo një punë shumë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane amerikane.

 

“Kam ardhur në Shqipëri vetëm për juve. Në 23 vjetët e fundit, unë kam qenë në Shqipëri vetëm 20 ditë dhe kam ardhur t’ju flas direkt sepse PD është në krizë totale. Unë jam amerikane, por e lindur dhe e rritur në Tiranë. Ndërkohë që z. Berisha fliste për pluralizmin, më erdhi në mendje kushërira ime Musine Kokalari që luftoi për pluralizmin dhe fati i saj ishte aspak i mirë. Mua më vjen keq që pas kaq vitesh dhe 30 vitesh demokraci, Shqipëria është në po atë pikë dhe PD është marrë peng nga socialistët dhe ne nuk kemi absolutisht opozitë në Shqipëri.

 

Jam shumë dakord që Lulzim Basha duhet të jetë ish-kryetari i PD-së. Problemi nuk është tek paaftësia e Lulzim Bashës, por problemi është se nuk ka arritur të ketë bazën me vete. Kam idenë se nëse Basha do shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën, nuk do arrinte të mblidhte as 5 veta. Më vjen çudi që ku shkon zoti Berisha ka një bazë shumë të fortë. Kjo është e vetmja gjë që do shpëtojë PD-në. Zoti Berisha ka një detyrë jo vetëm ta kthejë PD-në në 1991, por duhet ta rindërtojë me parimet e Partisë Republikane amerikane. Kjo është arsyeja pse unë jam këtu. Po përfitoj nga rasti të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në Partinë Demokratike të Shqipërisë. Kam idenë që e djathta dhe linja konservatore nuk kuptohet mirë në Shqipëri. Është detyrë e juaja të edukoni bazën për ta kuptuar. PD beson jo vetëm tek liria e individit, por dhe përpjekjet për një jetë sa më të mirë.

Zoti Berisha duhet jo vetëm të reformojë PD-në por edhe mënyrën si funksionon. Fushatat primare. Më ka bërë përshtypje që Lulzim Basha kishte fuqinë për të vendosur shumë kandidatë e deputetë që janë afër tij. Bashës i ka mbetur logo dhe vula, të tjerët, baza është këtu me ne. Më vjen keq që zoti Berisha bën këto takimet dh shpjegohet për pafajësinë e tij, kam idenë që as nuk duhet ta bëjë këtë. E vetmja gjë që duhet bërë, është që secili nga ju që ka të drejtën e votës, të shkoni të firmosni formularët që të thirret kuvendi. Duhen 1400 firma, kam idenë që do mbledhim më shumë, sa më shpejt aq më mirë. Ju premtoj vetëm një gjë, ndihmën e shqiptarëve në Amerikë do e keni, ndihmën njerëzve si puna ime dhe sapo të kemi kryetari ne ri të PD do fillojë një punë shumë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane amerikane”, deklaroi Evi Kokalari.

Berisha: Kisha vendosur të mos kthehesha por rrethana të tilla të zgjojnë nga varri

Ish-Kryeministri Sali Berisha, nga Vlora është shprehur se kishte vendosur të mos kthehej më në PD  pas dorëheqjes së tij, por kanë qenë rrethanat që ai ka marrë një vendim të tillë.

Sali Berisha: Kisha vendosur të mos kthehesha kurrë, mirëpo rrethana të tilla të zgjojnë edhe nga varri po të jesh. Secili mund të pyesë? Doktori e ka për vetë këtë? Unë ju them në mënyrë absolute jo, dhe do ta argumentoj shumë shkurt. Më 19 Maj, në mënyrë më politike, më hakmarrëse u shpall non grata për korrupsion një njeri që edhe kundërshtari im kur bënte fushatë u thoshte, që ai nuk është i korruptuar. Pa pasur asnjë dokument për korrupsionin tim. Dhe unë çfarë bëra? Më akuzove? Tani do përballem në gjyq me ju. Ai me të cilin do përballesha ishte një nga 2-3 njerëzit më të rëndësishëm të botës. 

Dhe nga viti ‘91 derisa jam larguar nga detyra unë kam takuar çdo Sekretar Shteti të administratave  republikane apo demokrate të SHBA. Unë u akuzova se ju kundërvura projektit të Sorosit dhe jo vetëm të tij për ndarjen e Kosovës. Asnjë gjë nuk bëra tjetër, direkte në gjykatë, në Paris. Miqtë e mi amerikanë më thanë se është politike, pasi ligji nuk mund të kapë një njeri pasi ka lënë detyrat. Ligji është për zyrtarët, jo për ish-zyrtarët.

‘Ballkan i Hapur’/ Berisha: Pse hesht PD? Rroftë Kosova që nuk e pranoi!

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka ngritur pikëpyetje duke thënë se përse Krydemokrati Lulzim Basha hesht në lidhje me ‘Ballkanin e Hapur”.

Berisha: Keni dëgjuar PD të flasë për mini-shengenin? Ja ku janë rezultatet në kufi të Kosovës. Pse more komb jetim jemi ne? U çlirua Kosova, u dyfishua fuqia kombëtare. Dhe heshtja e varrit ndaj projekteve të George Sorosit, Edi Ramës, por mjerisht edhe të ish-kryetari i Partisë Demokratike. Ballkani i Hapur vjen në kundërshtim të qartë me nismën e Berlinit. Nisma është nisma e Be për rajonin, është nisma për të cilën BE, kërkon që të na përgatis ne. Ku dallojnë nga njëra-tjetra? Nisma bazohet në bashkëpunim shtetesh të barabarta, Ballkani i Hapur në hegjemoninë serbe dhe rroftë Kosova që nuk e pranoi. Çfarë do bëjmë ne? Gjithçka që të ngrihemi në këmbë.

oranews

Berisha: Jam i vetmi në Evropë që kam kërkuar publikisht shpalljen “non grata” të George Soros

Ish-kryeministri Sali Berisha para demokratëve të Vlorës u shpreh se është i pari person në Evropë që ka kërkuar shpallen “non grata” të George Sorosit.

Berisha: “Jam i vetmi njeri në Evropë që kam kërkuar shpalljen e tij” non grata” publikisht dhe disa herë. E kam kërkuar sepse ai me projektet e tij në Ballkan ka bërë gjithçka të favorizojë Beogradin, por deh të destabilizojë rajonin. Kam kërkuar shpalljen e tij “non grata” sepse ai në Shqipëri me milionat e tij u shndërrua në një faktor kryesor të vendosjes së monizmit. Sot PS-ja ka 10% pushtet më shumë se ç’kishte Partia e Punës në Shqipëri në 1991. Ky është monizëm. Përveç kësaj kulmoi me reformën në drejtësi me të cilën i vendosi që të gjitha me grupin e ekspertëve të George Sorosit me ligjet organike. Drejtësia kryesohet nga vëllezër të ministrave, kunetër të ministrave,  ish-persekutorë të Vlorës, Shkodrës në kohën e diktaturës.”

###

Ish-kryeministri Sali Berisha pranon se ka përgjegjësi individuale që nuk ndërmori nismën që në 2017 për të larguar Bashën nga kryetar të PD. Ai thotë se në atë vit pas humbjes së zgjedhjeve i kërkoi dhënien e dorëheqjes dhe i tha se ishte lider i thyer.

Gjithsesi Berisha thekson se Basha vijoi të vrasë bashkëpunëtorët pasi nu ki pëlqenin dhe e çoi PD nga humbja në humbje.

Madje ish-kryeministri shton se kryetari aktual i PD mendoi vetëm për veten në çdo rast, edhe pse ia dha shansin ta provojë përsëri.

‘’Në 2021 të dashur miq, ne jemi 12% më pak se në 2013. Kjo është e vërteta. Sali Berisha e ka thënë në çdo foltore, ka përgjegjësinë e tij të padiskutueshme. Në 2017 i kërkova të japë dorëheqjen.

 

Në çdo dalje teleivziive kam thënë se standard ii humbjes është dhënia e dorëheqjes. Por nuk ndërmorra atë që me të drejtë ju prisnit, dialogun me ju për largimin e tij. I kisha thënë që ti je lider i thyer, me akte që ke kryer, në zgjedhjet e 2017 ti nuk bëhesh dot lider. Provoje, do bëj gjithçka, por je i thyer. Se nuk vriten, nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, në errësirë e i gjuan, i ekzekuton se nuk i pëlqen. Po të jesh burrë u thua do ju heq, do ju bëj këtë. Në këtë sallë kam shumë kujtime, i kam të pashlyera. Në këtë sallë kemi mësuar e ushtruar ABC e demokracisë. Këtu kishim kryetarin Afim Jutin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte këtë degë. Megjithatë ne në ’91 ishim njerëz që vinim nga shoqëria totalitare. Nuk kishim tolerancë, as dijen për demokracinë. Vinin në Tiranë më thoshin nuk bëhet Afrimin, s’ecet me të. Mirë u thosha unë, do vij unë aty. I thosha Afrimin, votëbesim, po thoshte Afrim. Më shumë se njëherë jemi mbledhur këtu, dhe votohet Afrim Juti, dhe merrte 70%. Ecnim. E njëjta gjë me Fierin e Viktor Margilajn. Më thonin doktor ky është malësor, ne këtu jemi mallakastriot, kosovar, lebër. Viktori thoshte mirë, të më votojnë. Votohej me 80%, ne vijonim. Këtu u bë parti e vlerave dhe fituam zemrat e mendjet e shqiptarëve. Çfarë ndodhi këto vite? Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. Nëse ky njeri do na çonte në fitore, përkundrazi kjo u shndërrua në faktor kryesor të disfatave të përsëritura tona. Sepse synonte me çdokusht të krijonte liderin, po lideri nuk krijohet po nuk u bënë zemrat dhe mendjet tuaja. Përfunduam më 25 prill vetëm 19% e zgjedhësve kishin votuar për Bashën.

 

Zotëria në vend të dorëheqjes, mendoi për veten e tij. Doli në konferencë tha është masakër elektorale. Humbja ishte e tmerrshme, Rama vodhi vota, dyfishin e 2017.’’- tha Berisha.

“O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, Berisha mbërrin në Vlorë, pritet me entuziazëm nga simpatizantët

Sali Berisha është pritur me brohorima dhe thirrje entuziazte në Vlorë nga simpatizantët. Ai mbërriti pasditen e sotme për të mbajtur Foltoren e tretë në Pallatin e Kulturës së qytetit bregdetar.

Aty Berisha është pritur jo vetëm nga simpatizantë, por dhe deputetët Noka e Leskaj, ish-Presidenti Nishani si dhe kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj.

Në Vlorë, Foltorja e tretë nisi me himnin kombëtar të Shqipërisë.

Simpatizantët dalin për të pritur Berishën në Vlorë, të pranishëm dhe Leskaj, Noka e Nishani. Kryetari i degës: I thirra demokratët, nuk kam patur presione

Sali Berisha do të mbajë sot Foltoren e tretë në qytetin e Vlorës me demokratët. Para Pallatit të Kulturës në qytetin bregdetar kanë dalë mbështetës të ish-kryeministrit.

Mes pritësve janë dhe deputetët Flamur Noka e Bujar Leskaj, ish-Presidenti Nishani apo dhe kryetari i degës së PD në Vlorë, Genc Deromemaj.

Ky  i fundit për mikrofonin e News24 ka deklaruar se “Demokratët e Vlorës, anëtarësia po pret liderin historik të PD, ish-kryeministrin Berisha. Jo, nuk kam pasur presione, në mënyrë absolute. Kam thërritur, publikisht që është e mbështetur mbi idetë dhe parimet e PD. I qëndrojë kësaj thirrje. Shpresojmë që PD pas kësaj lëvizje do të jetë e mundur që të shporrim këtë qeveri.”

Jo vetëm kaq, por gazetari Enrik Mehmetaj raporton për BalkanWeb se në Vlorë kanë shkuar edhe drejtues degësh të tjerë në qark për të pritur Berishën.

 

(BalkanWeb)
 
###

Berisha: Rama vodhi vota, i tregova Bashës historinë e “2001”, ai u mor me karrigen e tij, ja pse s’u bë lider

Berisha në “Foltoren” me demokratët në Vlorë u shpreh:

Në këtë sallë kam shumë kujtime dhe i kam të pashlyqera. Kemi ushtuar ABC e demokracisë. Kishim një kryetar Afrim Jupin, i cili me një grup intelektualësh drejtonte me përkushtim këtë degë, por në 91 ishim njerëz që nuk kishim tolerancën që kishim sot. Më shumë se njëherë jemi mbledhë në këtë sallë dhe votohej Afrim Jupi, dhe pasi votëbesohej e mbështesnim të gjithë. Në këtë mënyrë u formuam si një parti e vlerave, dhe fituam zemrat dhe mendjet e shqiptarëve. Këto vite gjithçka u shndërrua në funksion të një njeriu. 

Mendova se do na çonte në këtë fitore, por përkundrazi. Synonte me çdo kush të krijonte liderin, por lideri nuk krijohet në zemrat tuaj nuk bëhesh kurrë lider. Dhe ku përfunduan? Me datën 25 prill, vetëm 19% demokratëve kishin votuar për ish-Kryetarin e partisë Lulzim Basha. Basha në vend të dorëheqjes , doli në konferencë shtypi dhe tha se është një masakër elektorale. Edi Rama vodhi vota, dyfishin e 2017.  I tregova eksperiencën e vitit 2001. Bëmë që PE të miratonte rezulutën dhe u kthyer për në levë arkimedi për të fituat zgjedhjet e 2005. Në vend që të merrej me to e të bënte avokatinë, të denonconte patronazhistët. U mor me karrigen e tij sepse kishte frikë, e di vetë ai nga kush, por injoroi. Nuk u bë lider se ia humbi partisë konturet.

(FOTO) Berisha mbërrin në Vlorë, shoqërohet nga Flamur Noka, Strazimiri, Nishani, Leskaj e Deromemaj

Ish-Kryeministri Sali Berisha, ka mbërritur në Vlorë, ku dhe do të mbajë “Foltoren” e tretë me demokratët.

Ai është pritur me entuziazëm nga simpatizantët në Vlorë.

Krah Berishës janë Flamur Noka, Strazimiri, Bujar Nishani, Bujar Leskaj si dhe drejtuesi i partisë demokratike Vlorë, Genc Deromemaj

(FOTO) Berisha mbërrin në Vlorë, shoqërohet nga Flamur Noka,

(FOTO) Berisha mbërrin në Vlorë, shoqërohet nga Flamur Noka,

 

Pse nuk u bë Basha lider ? Berisha nga Vlora tregon arsyet

Nga Vlora ish-kryeministri Berisha tregoi arsyet pse sipas tij, Basha nuk arrit të bëhej një lider. Sipas zotit Berisha Basha humbi konturet e partisë.

Berisha: “Pse nuk u bë lider ky? (Basha). Nuk u bë lider sepse ja humbi partisë konturet, partia është parti e të drejtave të njeriut. Partia qëndron në mbrojtje të qytetarit, do të thotë që një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut partia e çon në gjithë botën. Ne kemi një trashëgimi i PD, trashëgimia jonë janë intelektualët, ish-të burgosurit, të përndjekurit. U dëgjuan kund ata këto 8 vite? Askund. Asnjë qëndrim totalisht indiferent.  PD ka fituar gjithmonë nga të rinjtë, i kemi bërë të rinjtë për vete dhe kemi fituar. Sa të rrinë të rinjtë indiferentë ndaj nesh, ne do humbim. Në 8 vite,, ky që erdhi i ri në krye të PD-së vetëm largoi masivisht dhe nuk tregon dot me  gishtërinjtë e një dore të rinjtë që solli në PD. Ne jemi parti e interesit kombëtare dhe e djathta është parti e patriotëve. Nuk mund të jetë i djathtë ai që nuk është patriot.”

Berisha: I thashë Bashës je lider i thyer, nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve, po të jesh burrë…

Ish-Kryeministri Sali Berisha, është shprehur se në vitin 2017, i kishte thënë Lulzim Bashes se është lider i thyer.

Në fjalën e tij në ‘Foltoren’ në Vlorë, Berisha u shpreh se me aktet që bëri në zgjedhjet e 2017, ai  nuk mund të bëhej lider.

Sali Berisha: I kisha thënë atij se ti je lider i thyer, me aktet që ti ke kryer në aktet  që ti ke kryer në zgjedhet e 2017, ti nuk do bëhesh lider. Provoje unë do të bëjë gjithçka, por je i thyer, se nuk u dilet në pritë bashkëpunëtorëve. I ekzekuton politikisht se nuk të pëlqen ty. Po të jesh burrë u thua, do t’u heq, por dhe ato nuk bëhen.

“Rama ka kapur për fyti pengun e tij dhe ka asgjësuar pluralizmin”, Berisha: Të gjithë në këmbë të mbrojmë demokracinë

Turi i ish-Kryeministrit Sali Berisha në bazën demokrate u ndal sot Vlorë në Pallatin e Kulturës.

Nga “foltorja” Berisha tha se Edi Rama duke kapur për fyti pengun e tij, Bashën i ka dhënë fund pluralizmit në Shqipëri.

Berisha: ” PD ka një njeri i cili vendos pa pyetur asnjë njeri, asnjë forum, asnjë nen statuti dhe të Kushtetutës dhe i cili deklaron se kuvendi kombëtar nuk do të mblidhet pavarësisht se nuk do mblidhen firmat. Kjo do ët thotë se pluralizëm politik në Shqipëri nuk ka, pasi shtylla kryesore e pluralizmit që është opozita sovrane nuk ka forume, nuk ka statut, nuk ka anëtarësi ka vetëm një njeri që thotë se nuk pyes për forumet, anëtarët, vullnetin e tyre. Kjo është fasada më e shëmtuar e pluralizmit. Edi Rama duke kapur për fyti pengun e tij, ka asgjësuar pluralizmin në Shqipëri ndaj dhe kushtrimi është në këmbë të gjithë për mbrojtjen e demokracisë. Ne jemi këtu për t’i treguar vendin Edi Ramës që do të zhdukë pluralizmin me pengmarrje dhe pengjeve të tij.”

oranews