Berisha: Nder viktimave të 11 Shtatorit, e bënë SHBA-në dhe botën më të sigurtë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka përkujtuar 2-vjetorin E sulmit terrorist në SHBA me postim në Facebook:

Sot 20 vjetori i sulmit terrorist barbar te Al Quedes ndaj SHBA, ne te cilin u goditen me avion Kullat Binjake ne New York, ndertesen e Pentagonit ne Washington.

Nga ky sulm terrorist gjeten vdekjen 2797 qytetare amerikan dhe u plagosen mbi 6000 te tjere. Ky sulm mizor ndryshoi me shume se çdo gje SHBA dhe boten ne keto dy dekada.

Osama Bin Laden, dhe pas tij Al Bagdati, Sylejman Qazimi dhe qindra e mijra anetare te fallangave te tyre moren nga SHBA ndeshkimin qe meritonin.

Por perseri sot vecanerisht pas fitores se Talebanve ne Afganistan nuk mund te thuhet se bota eshte me e sigurte nga terrorizmi islamist.

Sot eshte nje dite per te shprehur nderimin tone te thelle per viktimat e 11 shtatorit por edhe per te gjithe ata qe rane per tu bere te pavdekshem kunder terrorizmit per te bere SHBA dhe boten nje vende me sigurte si dhe mbeshtetjen e plote per luften ndaj ketij armiku te eger te njerezve te lire ne mbare boten.