Berisha në “Foltore” në Fier, Basha dje takoi kryetarin e degës, Luan Baçi

Ish-kryeministri Sali Berisha do të zhvendosë sot “Foltoren për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur” në Fier.

Takimi vjen një ditë pasi kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thirri në takim në Tiranë kreun e degës së PD-së në Fier, Luan Baçi.

Deputeti i PD, Flamur Noka, tha se qëllimi i Bashës është ti bëjnë presion drejtuesve të strukturave të PD Fier për të ndaluar rrugëtimin e foltores.

Berisha ka nisur një tur takimesh me anëtarësinë e PD-së në vend. Turi nisi me takimin në Tiranë e vazhdon në Fier, këtë të shtunë.

Qëllimi i takimeve, sipas Berishës është rikthimi i ligjshmërisë në parti.

Përplasja Berisha-Basha filloi pas përjashtimit të Berishës nga grupi parlamentar i PD-së, pas shpalljes non grata nga SHBA-të.OraNews