Berisha në Gjirokastër: Rama po indukton krizë në çdo familje, Basha ta mbledhë Kuvendin

“Foltorja” e ish-kryeministrit Sali Berisha është ndalur pasditen e sotme në qytetin e Gjirokastrës.  Ai është pritur nga ish-presidenti Bujar Nishani, nga deputeti Tritan Shehu dhe disa ish-zyrtarë të tjerë të PD. Gjatë fjalës së tij Berisha tha se sot demokratët janë thërritur në një mision të madh, për të shpëtuar Partinë Demokratike.

Ai ka akuzuar ashpër kryeministrin Rama duke e etiketuar si shpresvrasësin e të rinjëve shqiptarë. Ai ka përmendur edhe krizën e energjisë që kryeministri Rama paralajmëroi duke thënë se Shqipëria ka rezervat më të mëdha të ujit. Sa i përket rritjes së gazit Berisha tha se Shqipëria nuk prodhon energji nga gazi dhe se kjo është një krizë që Rama përpiqet të induktojë në çdo familje shqiptare.

“Qëndrimet e demokratëve dhe mbështetësve të PD në qarkun e Gjirokastrës dhe në rrethe të tjera kanë patur një rëndësi të jashtëzakonshme në realizimet e projekteve tona. Sot demokratët janë thërritur në një mision të madh, në shpëtimin e demokracisë dhe Partisë Demokratike.  Pas 30-vitesh sot kemi një qeveri më antishqiptare, qeveri e rekordeve më të zeza. Sot kemi një qeveri e cila në 8 vite bëri që shqiptarët të jenë më të keqpaguarit, një vend që kemi shënuar vetëm rekorde të zeza vetëm për shkak të kësaj qeverie.  Ai që ka marrë mandatin e tretë është një shpresvrasës i pamëshirë i të rinjëve shqiptarë.  Sot lajmi që jep Rama është kriza që do të përfshijë Shqipërinë. Është rritur gazi, por sa energji prodhojmë ne nga gazi? Zero! Është kriza që do të induktojë në çdo familje shqiptare. Ky vend rezervën më çmuar ka kaskadën e Drinit. Ajo ishte plot e për plot edhe në Gusht. Ç’punë ka rritja e naftës në Shqipëri? Lajmi tjetër ishte se korrupsioni e krimi  e mbajnë Shqipërinë larg BE-së”- tha Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka ndalur sot ‘Foltoren’ në qytetin e Gjirokastrës, ku është pritur nga mbështetës demokratë. Që në nisje të fjalimit të tij, Berisha sulmoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, duke e cilësuar sërish peng të kryeministrit Rama.

Mes të tjerash Berisha tha se Basha ka frikë nga vota. Ndër të tjera ish-kryeministri iu bëri thirrje demokratëve që të firmosin për mbledhjen e Kuvendit të PD-së.

“Detyrë dilte që ne të bënim gjithçka për të vënë në sanksione Edi Ramën. Kryetrari në vend që të mërej me undin, dhe mbrojtjen e votës tuaj, u kthye dhe po merret me karrigen e tij. I harroi të gjitha. Ne vijmë këtu jo vetëm si opozitë e vjedhur dhe e plaçkitur nga Rama, por si opozitë e tradhtuar nga Lulzim Basha. Ai nuk flet më as për masakër, as për votë, as për asgjë. Po pse kjo ? sepse ai ka tmerr nga vota (Basha). Ai në historinë e Shqipërisë do të mbahet mend si njeriu me frikën nga vota më të lartë se kushdo tjetër. Ne jemi njerëz të votës së lirë, i besojmë asaj! ADN-ja jonë politike është vota e lirë. Ja u them këtu me kënaqësi se gjer në vitin 2013 kemi pasur problematikat tona, sherret, gabimet, por një gjë se kemi pasur kurrë. Nuk ka një anëtar që nuk i ishte numëruar vota. Kur nuk ka anëtarësi, statut, nuk ka votë. Ai mendon apo urdhërohet që të ekzekutojë pluralizmin, por kjo kurrë nuk do të ndodhë, pasi ne jemi këtu. ‘Vendosa unë’-tha Basha.

Ti mund të mendosh dhe të propozosh çfarëdo që të mendosh. Por vendimi dhe mendimi yt është zero, nëse nuk kalon në votën e forumeve të partisë dhe të anëtarësisë. Nëse ai dhunon statutin, dhunon sovranitetin e partisë. Misioni ynë është që t’i kthejmë sovranitetit PD dhe pavarësinë e saj, pasi është e destinuar që të ‘vdesë’. Sovraniteti nuk është ultranacionalizëm, por e drejta themelore e juaja për të mbrojtur vlerat dhe parimet që besoni. Sovraniteti është e drejta jonë për të vendosur me të drejtën tonë, dhe jo se na thotë; ish-kryetari. Në votë jemi vetëm një. Hajde ta provojmë votën. Sovraniteti është shtylla më jetike që një forcë politike të vijë në pushtet. Zvarranik në pushtet, partia nuk sheh kurrë me sy. ‘Foltorja’ jonë synon që t’i bashkojë demokratët, ata që themeluan partinë dhe përmbysën komunizmin. Duhet të ngrihemi si forcë politike e pavarur, sovrane e vlerave, të qendrës së djathtë dhe konservatorizmit vota e lirë, familja, vendoi, besimi te Zoti, prona dhe liritë e individit. Ne duhet të ngrihemi si parti, ku kemi kolona tonat, ish-të përndjekurit. Janë pronarët që kanë vendosur besimin e tyre te kjo parti, ata u shuan këto 8 vite. Ne nuk kemi asnjë problem me ata që mendojnë kundër nesh brenda radhëve tona. Secili ka të drejtë që të shpreh atë që mendon, por me një kusht të vetëm që të bashkohemi te vota. Më erdhi dhe një anëtar i degës së në Rrogozhinë.

 

‘I kishte thënë kryetari; anëtarëso sa të duash për vetë dhe për mua. Po ç’na doli, kur solli listat, kishte hequr mbi 40% të anëtarëve’. Asnjë nuk anëtarësohet për kryetarin, por për idealet dhe parimet e tij për PD. Firmosni për mbledhjen e Kuvendit. Si të doni votoni, por firma juaj, është ndërgjegjja juaj, për një PD që respekton votën e lirë. Ju e shihni se çfarë ndodh. Peng kryetarin e ka marrë në patronazh qeveria me propagandën e saj. Ka të tjerë që përpiqen që t’i mbushin mendjen shqiptarëve se nuk ka rëndësi procedura, vota, këta janë mercenarë. Ata për të cilët procedura s’ka rëndësi, forumet dhe vota s’ka rëndësi, ata janë mercenarë që nuk duan pluralizmin. S’kemi asnjë të përbashkët me ta. Me të gjithë të tjerët na bashkon vota e lirë. Ju falënderoj për këtë pritje të jashtëzakonshme. Do jemi më të fortë, më të hapur në fitoren që na pret.”, tha Berisha.

 

(BalkanWeb)

Comment

*