Berisha: Revolucioni s’ndalet, prokurori mbylli dosjen “Basha”, ç’ndodh te PD

“U riktheva!” ish kryeministri Sali Berisha nuk e fshehu dot emocionet në konferencën e parë në selinë PD, 9 vite pas dorëheqjes së tij si kryetar i PD-së.

Berisha fajëson SPAK për mbylljen e dosjes së Bashës por një mesazh në telefonin e tij…

Në konferencën për mediat Sali Berisha ju referua sërish dosjes së Bashës për pastrim parash.

Fillimisht ai tha se dosja u mbyll nga SPAK me urdhër të Agaçit dhe nuk shkoi në Gjykatën e Lartë.

“Tani që është shndërruar në pre të SPAK-ut… e morët vesh? SPAK nuk e dërgoi dosjen në Gjykatën e Lartë që është shkelja më flagrante e ligjit, shkoni gjeni një qytetar që nuk i dërgohet dosja në Gjykatë të lartë. Prokuroria është e detyruar. I akuzuar për larje parash. Dosjen e mbylli Agaçi dhe nuk shkoi në Gjykatë të Lartë me urdhër të Edi Ramës. Pra, ai tani po të mos ndodhte ky revolucion do bënte çmos që një pjesë të SPAK-ut ta anëtarësonte në parti, ta ndante me Edi Ramën”, deklaroi Berisha.

Por në mbyllje të konferencës një mesazh mbërriti në telefonin e tij.

“Një sqarim, këtë dosjen e mbyllur nuk e ka pasur SPAK por ja paska mbyllur një prokuror që pasi e mbylli sot të nesërmen dha dorëheqje. E kuptoni vetë si u lumturua ai që mbylli dosjen”.

Para gazetarëve Basha shprehu hapur se do të rikandidojë për kryetar të PD-së.

Sali Berisha: “Kryetarët e rinj do ta zgjedhin anëtarët e PD-së, mes disa kandidaturave. Kush do të dëshirojë të kandidojë. Padiskutim do të jem dhe unë. Një nga momentet më të veçanta të kësaj konference është dhe “cameback ” im, po rikthimi im në këtë vend. Natyrisht jo si kryetar por në rrugë e sipër”

Protesta Kombëtare?

Berisha tha se revolucioni I nisur nuk mund ta ndalë askush dhe zbuloi dhe planin që kishte pasur për një protestë kombëtare më 18 dhjetor.

Sali Berisha:  “Një opsion ishte më datën 18. Por problem është që referendumi duhej bërë për shkak të festave që vijnë. Edvin Kristaq Ramën e shpëtoi referendum i pengBashës se do të kishte pasur të gjithë Shqipërinë në Tiranë. Revolucionin nuk e ndalon dot kush. Mjerë ai që mendon se mund ta ndalojë. Një herë të drejton, një herë e drejton ti por të ndalur nuk ka.”

Berisha i bëri thirrje dhe kryetarëve të degëve të vënë në dispozicion të referendumit të 18 dhjetorit selitë e tyre dhe garantoi se nuk do të ketë asnjë incident mes demokratëve.

Sali Berisha: ”Asnjë incident mes demokratëve nuk ka. Thirrja ime është që kryetarët e degëve të cilët ende nuk e kanë ndarë mendjen të vënë në dispozicion selitë për referendumin. Kurrë nuk mund të mendojë njeri se selitë e partisë janë apartamentet private të drejtuesve. Miqësisht i ftoj ta organizojnë vetë referendumin, por qoftë për një motiv apo tjetër nuk e kanë ndarë mendjen selitë të jenë në dispozicion të anëtarësisë.”

Berisha shmang Escobarin por ‘shigjeton’ Kim: Unë si kryetar i PD respekt për çdo ambasador amerikan por s’pranoj Guvernator


Ish-kryeministri Sali Berisha e shmangu një konflikt verbal me zëvendës ndihmës Sekretarin amerikan të  Shtetit, Gabriel Escobar, i cili paralajmëroi se PD do të ketë pasoja nëse ai zgjidhet kryetar i kësaj partie.

Berisha: Nëse unë zgjidhem në krye të PD orientimi properëndimor i Shqipërisë, pro-NATO dhe pro-BE do të njohë një konsolidim të paparë. Dëshmi ëshë fakti se ka qenë qeveria e PD që ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO dhe gjithçka është arritur në rrugën e integrimit europian ka qenë vepër e saj në terësi, nuk lëviz kurrë nga këto parime. Vetë kjo lëvizje kushdo lexon statutin është sanksionimi më i madh dhe i fuqishëm i vlerave të demokracisë amerikane dhe demokracive perëndimore. Vendimi i shpalljes së Sali Berishës non grata është vendim i bazuar në lobimin korruptiv të Edi Ramës dhe Soros, një vendim pa asnjë bazë,vendim për të cilin pres një apolgji nga ata që e kanë marrë por kam hapur dhe një gjyq dhe ftoj DASH, agjencitë e SHBA dhe çdo vendi të lirë të Europës dhe botës, çdo dokument, provë, fakt që kanë për Sali Berishën ta depozitojnë në atë proces.

Por nuk u kursye me ambasadoren amerikane Yuri Kim. Ai e bëri të qartë se siç edhe nuk ka pranuar, nuk do të pranojë kurrë Guvernator në Shqipëri.

Berisha: Sa i takon ambasadorit amerikan do jetë më i nderuari po nuk do pranohet kurrë dhe skam pranuar kurrë Guvernator. Ky vend është bërë i pavarur me ndihmën e jashtëzakonshme të një presidenti amerikan, Kosova është bërë e pavarur me ndihmën e  dy presidentëve amerikanë për të mos thënë tre. Ata nuk kanë menduar dhe nuk mendojnë tu diktojnë shqiptarëve se kush duhet të hyjë në parlament dhe kush jo, nuk kanë menduar kurrë që përfaqësuesja e tyre të ftojë mediat dhe tu thotë që këtë duhet të censuroni dhe këtë jo, shkelje flagrante e Kushtetutës së SHBA. Do respektohet në shkallën maksimale siAambasador por nuk do pranohet kurrë si Guvernator, të merret nga mëngjesi në darkë me një sistem drejtësie që është në gjendje kastrofale. Merrini pak deklaratat për SPAK dhe stër-SPAK.

Çfarë është ajo? Merrni rezultatet. Mund të luftohet korrupsioni kur ditën e luftës kundër korrupsionit merren për garant të luftës kundër korrupsionit dy nga figurat më korruptuara të kombit shqiptar, nuk mund të ndodhë. Duke ruajtur një ekspert të palëkundur nuk mundet kurrsesi gjykatësi klasik për konflikt interesi kampion anti-korrupsioni, fyerje për gjithë shqiptarët.Do të thotë se mjafton që e pëlqej dhe unë e shpall kampion anti-korrupsioni. Këto nuk do pranohen. Sali Berisha do ti rikthejë edhe njëherë aty ku kanë qenë marrëdhëniet me  SHBA dhe vendet perëndimore.

Berisha del nga selia e PD: Rama duhet të dorëzojë pushtetin sa më parë

Ish-Kryeministri Sali Berisha, pas mbledhjes e cila ka zgjatur rreth dy orë brenda selisë së PD, në një deklaratë për mediat është shprehur se demokratët e shndërruan këtë dhjetor në një dhjetor të ri.

Në fjalën e tij, Berisha shprehet se Kryeministri Edi Ram duhet të dorëzojë sa më shpejt pushtetin.

Sali Berisha: Demokratët shqiptarë e shndërruan këtë dhjetor në një dhjetor të ri, të cilët me guxim me trimëri, me vizion, rithemeluan PD, e shtuan atë sot me fuqinë e tij më të madhe morale dhe së shpejti te gjithanshme të vendit. Rama është mykur nga këmbët te koka dhe padiskutim duhet të dorëzojë pushtetin sa më parë. S’ka presion. Në familjen e demokratëve nuk ka presion.

Berisha së bashku me Komisionin e Rithemelimit ’zbarkoi’ në selinë e PD, para disa orësh, ku dhe ka mbajtur një konferencë për shtyp.

Berisha: Bandat e qeverisë kanë hyrë në selinë e PD, kush i ka futur do përgjigjet

Sali Berisha, në fjalën e tij që ka mbajtur për mediat pas konferencës për media brenda selisë së PDështë shprehur se në këtë seli janë futur bandat e qeverisë. 

Sali Berisha: Rithemelimi I DP është jetik për Shqipërinë. Unë luftojë gjithë kohës me bandat e qeverisë, por bandat e qeverisë kanë hyrë në selinë e PD. Nuk ka konflikt, prania e bandave të armatosura në seli është çështje e veçantë. Demokratët nuk mund të jenë të rrezikuar. Të rrezikuar janë ato që lozin me bandat kriminale. Të fusin ë në selinë njerëz të kërcënojnë të rinj është një krim i shëmtuar. Atë që e kanë bërë do përgjigjen. Gjithçka po bëjmë është për ta ringritur këtë selinë bazuar në vlerat.

Ish kryeministri Sali Berisha shkoi mesditën e sotme për të mbajtur një mbledhje të komisionit të Rithemelimit të PD-së. Më pas mbajti dhe një konferencë për median ku tha se ishte rikthyer.

“Marrëveshje me Bashën” Berisha: Është në ditët e fundit, do jetë deputet, s’do përjashtohet nga grupi

Për Sali Berishën nuk ka marrëveshje me Bashën, por ai vetëm duhet të respektojë vendimet e Kuvendit të 11 dhjetorit .

Ai theksoi se Basha është në ditët e tij të fundit dhe se do të jetë deputet, nuk do ta përjashtojë njeri nga grupi parlamentar.

Kuvendi i 11 dhjetorit, Berisha: Do të bëhet transparente çdo qindarkë. Ja pse gazetarët s’u lejuan në “Air Albania”

Ish kryeministri Sali Berisha tregon pse s’u lanë gazetarët të hyjnë në “Air Albania” por I gjithë aktiviteti do të ndiqej me regji qëndrore.

Me gjithë dëshirën time për të hyrë aty, ishte e pamundur lëvizja, pasi votimi ka pasur vështirësi të mëdha për të lëvizur.

Gjithashtu ai tha se do të bëhet transparencë për çdo qindarkë e shpenzuar për Kuvendin.

“Secili delegate ishte ma bar code dhe ju mund ta merrni. Janë bërë transparente dhe do të bëhen çdo qindarkë shpenzimet e kuvendit. Ju garanton se janë minimum 50 herë më të ulëta sesa shpenzimet që paraqet pengmarrësi Edi Rama me pengun e tij, Lulzim Basha. Çdo gjë do të bëhet transparente. Kushdo që do mund ti rinumëojë. Nuk ka pasur kurrë një kuvend kaq korrekt.”

Komisioni që drejtoi punimet për Kuvendin e PD me 11 dhjetor e ka kaluar me sukses provën pasi të njëjtit i është besuar dhe organizimi i referendumit për certifikimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Shkarkimi i Bashës si kryetar i PD, Belind Këlliçit i besohet referendumi, Berisha akuzon Bashën: Mblodhi kartat e anëtarësisë

Komisioni që drejtoi punimet për Kuvendin e PD me 11 dhjetor e ka kaluar me sukses provën pasi të njëjtit i është besuar dhe organizimi i referendumit për certifikimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.

Berisha: Kjo javë revolucioni ka për detyrë kryesore referendumin e anëtarësisë për ratifikimin e vendimit të Kuvendit të partisë të shkarkimit të peng Bashës apo deputetit Basha. Kjo është fleta. Një komision u miratua sot këtu për të drejtuar referendumin bazuar në punën e  shkëlqyer që bëri komisioni i drejtimit të Kuvendit, po atij komisioni ju besua drejtimi i referendumit. Do të bëjmë gjithçka që të afrojmë sa më shumë kutitë e votimit me anëtarësinë.

Në përfundim të mbledhjes, Sali Berisha akuzoi Bashën për krim elektoral.

Sipas tij ai u ka mbledhur kartat anëtarësisë për të penguar votimin por siguroi se të gjithë do të mund të votojnë.

Berisha: Ish-kryetari Basha ka kryer akte në PD-në që ngjiten në nivelin e krimit elektoral. Ka informuar anëtarësinë të paraqiten me karta. U ka mbledhur kartat dhe nuk ua ka kthyer. Është plaçkitje, akt në nivelin e krimit elektoral. Ju garantoj se të gjithë do të votojnë. Duket e dinte se gjykatësi do ta kërkonte sërish për ato që e ka bërë. Ndryshe një vendim të tillë nuk mund ta merrte kurrë.

OraNews

Kaos në selinë e PD/ Përplasje mes mbështetësve të palëve, ovacione “Basha”, “Berisha” (Live)

Tensione e kaos në selinë e PD. Një grua ka ngritur zërin dhe akuzoi për presione. Ndërkohë që nga pala tjetër e kanë pyetur nëse ka ardhur për të provokuar.

“Unë nuk i kam asnjë faj askujt, më thanë do të tërheqim zvarrë, le të vinë këtu, nuk i kam frikë”, tha gruaja. Ndërkohë që nga pala tjetër janë tërhequr ndërsa ka pasur ovacione “Basha” nga gruaja dhe nga të tjerët “Berisha”.

Gazetari Osman Stafa raportoi për “BalkanWeb” se në katin e dytë të PD, ka mbështetës të Berishës që kanë ardhur me të dhe kanë mbushur hollin, teksa po zhvillohen dy mbledhje paralele. “Kanë ardhur dhe mbështetës të zotit Basha. Ka pasur disa përplasje verbale mes mbështetësve të PD-së pasi janë ngacmuar me njeri-tjetrin për preferencat e tyre. Kjo përplasje duket se është qetësuar.
Prania e mbështetësve ka qenë e papritur, pasi mbledhja e komisionit të rithemelimit të PD nuk ishte lajmëruar.
Në momentin që Berisha hyri në PD, Basha ishte duke zhvilluar një mbledhje me disa anëtarë të FRPD dhe sekretarin e përgjithshëm të PD dhe më pas nuk ka pasur lëvizje dhe mbledhja vijon.
Nga ana tjetër Berisha vijon mbledhjen në sallën përballë me anëtarët e komisionit të rithemelimit të PD. Rithemelimi i PD-së ka qenë një nga pikat që Berisha ka përmendur gjatë gjithë Foltores së tij”, raportoi Stafa.

news 24

Comment

*