Berisha: “Nesër i dorëzojmë 4200 firma për Kuvendin Kombëtar”

Tiranë, 9 nëntor 2021 – Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, deklaroi se nesër (e martë) do të dorëzojë kërkesën për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, e cila është firmosur nga 4.200 anëtarë të partisë.

Berisha tha se në Kuvendin Kombëtar tw PD-sw, i cili sipas tij do mblidhet në 11 dhjetor, do të vijnë edhe mbi 10 mijë mbështetës të tjerë.

“Kam një lajm të hidhur për kryetarin, por të gëzueshëm për të gjithë ju. Nesër dorëzohen 4200 firma të Kuvendit Kombëtar. I them kryetarit pa parti, përkulu përpara firmave të anëtarëve të Partisë Demokratike, se 4200 kanë firmosur, do vijnë në atë Kuvend 10 mijë të tjherë. Do të jetë festa më e madhe e PD-së, do jetë triumfi i saj, do të jetë rikthimi i saj i plotë. I sigurt në fitoren vendimtare ndaj narkoshtetit” – tha Berisha tw hwnwn, nga Foltorja në Pogradec.

Ish-kryeministri Berisha tha se “Foltorja”, siç u shpreh, ia “ka kallur datën”  kryeministrit Edi Rama. Ai i bwrithirrje Ramws qw tw pwrballetme tw nw njw debat televiziv.

“Dua ta mbyll me një mesazh për Edi Ramën. Edvin, je i pashpresë. Foltorja të ka kallur datën. Të garantoj që me Berishën do bashkohen të gjithë burrat dhe gratë që i besojnë dinjtetit njerëzor, djemtë dhe vajzat, të gjithë ata që jetojnë me djersën e ballit, të gjithë ata që i thonë Shqipërisë ‘Shqipëri’ dhe atdheut ‘atdhe’. Dua të të ftoj në një debat televiziv, do të të tregoj, do të ti numëroj para këtyre burrave dhe grave të gjitha krimet dhe mëkatet e këtyre 8 viteve dhe pastaj, mbathja në Beograd se atje të presin krahëhapur”, tha Berisha, transmeton “Panorama”.

(r.m.)