Berisha nis tubimet me akuza ndaj Bashës dhe Ramës, me fakte për “non grata” thotë se tërhiqet

Dy herë ish-presidenti dhe dy herë kryeministri Sali Berisha mbështet nga Forumi Rinor i Partisë Demokratike, Grupimi për PD-në dhe ish-preisdenti Bujar Nishani

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/155285470104656/

Për Sali Berishën, Lulzim Basha u ka futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD-ja.

Sipas tij, Lulzim Basha, ka bërë një akt të pashembullt në historinë e një vend diktatorial, pa pyetur njeri del dhe komunikon përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar.

Berisha: Kurrë nuk pranoj që të dorëzoj sovranitetin e vendit tim. Mund të them shumë gjëra për ndjenjat e mia pro amerikane, por nuk më shkonte në mendje që vendi i madh i lirisë që unë të çedoja pa kushtetutë e marrëveshje çedoja copëza të vendit tim. Ajo do të ishte një turp shumë i madh për veten dhe vendin. Prandaj u futa në Kuvend.

Lulzim Basha, në një akt të pashembullt në historinë e një vend diktatorial, pa pyetur njeri del dhe komunikon përjashtimin tim nga grupi parlamentar duke i futur një thikë pas shpine të gjitha parimeve mbi të cilat është ngritur PD-ja. PD është parti e lirisë njerëzore dhe interesit kombëtar. Ai këtyre u futi thikë pas shpine të gjitha forumeve të partisë.

Sali Berisha injoron Lulzim Bashën, i referohet si ish-kryetari i PD, ekzaltohen militantët

Për herë të parë lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha iu referua Lulzim Bashës si ish-kryetar edhe pse ai është drejtues i zgjedhur i kësaj partie.

Duke folur para anëtarësisë së PD në Tiranë, Berisha tha se Basha shkelmoi mundin e demokratëve për interes të karriges së tij.

Sipas tij, Basha duhet të ishte dorëhequr që me humbjen e parë të zgjedhjeve ndërsa në të dytën nuk diskutohet.

Berisha: Nuk fitohet në këtë mënyrë, mund të afrohesh  por pa lider. Ndodhi kjo, ishe humbja e dytë e madhe. Personalisht nuk do ta kapërdija.Humbe njëherë duhet të ikësh, po i humbe dy herë, dy herë do të ikësh. I tregoj të gjithë skemën e 2001, ku të gjitha i kisha kundër atë kohë. Me fakte e dokumenta arritëm të vëmë sanksione ndaj qeverisë së Fatos Nanos. Parlamenti Europian i tha Shqipërisë me rezolutë se parlamenti juaj nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe nëse ju zgjidhni presidentin me vota socialiste ne nuk do ta njohim presidentin tuaj. Ne si opozitë e fituam një levë. Përveçse treguam se na i grabiti zgjedhjet, vetë ata që vunë sanksionet u interesuan në çdo kohë për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet.

Siç veproi Lulzim Basha për interesa absolutisht të karriges së tij duke shkeluar lumenjtë e djersës të dhjetëra e mijëra militantëve, aktivistëve, komisinerëve që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet ky vuri përpara karrigen e tij dhe u tha atyre keni fituar, shpërndante grafiqe ku mashtronte se është fituar më shumë se në 2013 kaq mijë vota. Në të vërtetë krahasuar me 2013, në 2021 PD me aleatët ka marrë 74 mijë vota më pak. Pas kësaj që ishte goditja e dytë më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, shkelmuam dhe injoruam lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë. Nuk ishim të zotët për asgjë. Kryetari ynë në vend që të merrej me këtë punë, ish-kryetari, na u mor me karrigen.Lapsus. Basha u mor me karrigen.

Ndjesa e Berishës: Demokratët më thonë se nuk e duan, po e mbajtën Bashën se e mbështeta unë

Për Sali Berishën, demokratët i kanë thënë se nuk e kanë dashur kurrë Bashën, por e kanë mbështetur sepse e ka bërë Berisha

Sipas tij, çdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë avokat i tyre për çdo gjë që ata kanë menduar, duke theksuar se nuk do të kthehet në krye të PD-së.

Berisha: Unë kërkoj ndjesë publike. Kam këto ditë që takohem me demokratë ndryshëm, dhe them se nga të gjithë më kanë thënë hapur, se Bashën nuk e kanë dashur, por e kanë mbështetur se e mbështet doktori. Kjo mund tu duket çudi, por në këto përmasa nuk e njihja një gjë të tillë. Unë i kisha mbyllur hesapet dhe bëja punët e mia vetëm për interes të PD-së.

Cdo anëtar i PD-së duhet ta dijë se kam qenë avokat i tyre për çdo gjë që ata kanë menduar. Nuk jam pajtuar asnjëherë, sepse si njeri i betuar që nuk kthehem më, pasi jam nisur pa kthim. Jam betuar që nëse njeri mbetet, i dyti do të jem unë, prandaj nuk më takonte që të zgjidhja. Humbi në 2017, i kam thënë jep dorëheqjen. Më tha nuk e jap.

“E votuan vetëm 1/5 e demokratëve”, Berisha për herë të parë nxjerr të dobët Bashën para Ramës

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndryshon asgjë qëndrimit se PS bleu dhe vodhi fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Por nga ana tjetër ai thotë se as PD nuk i fitoi këto zgjedhje.

Para anëtarëve të PD në takimin e thirrur prej tij, Berisha vuri theksin se rezultati i dobët i Bashës në sondazhe, duke e cilësuar një aktor të dobët përballë Ramës.

Berisha: PD humbi zgjedhjet e fundit në të cilat Edi Rama vodhi, bleu, grabiti 2 herë më shumë vota se në zgjedhjet 2017. Por prapë duht ti themi të vërtetën vetes në sy. Nëse Edi Rama nuk i fitoi zgjedhjet, as PD nuk i fitoi zgjedhjet. Ditën e  zgjedhjeve në darkë pollsteri më serioz që kishim pyet zgjedhësit demokratë  për kë votuan në PD. Vetëm 1/5 për Lulzim Bashën, vetëm 19% e tyre votuan për kryetarin, të tjerët për PD. I kundërt ishte raporti në krahun tjetër.

Berisha! Berisha! Ish-kryeministri mbush sallën e Rogner me demokratë dhe sulmon Ramën: Sot fatkeqësi kombëtare

Me dhjetëra mbëhstetës demokratë iu përgjigjën thirrjes së ish-kryeministrit Sali Berisha këtë pasdite në hotel Rogner, ku pritet të nisë i pari takim në turin e ndërmarrë nga Berisha.

Përveç mbështetësve demokratë, në takim mësohet se janë edhe funksionarë dhe ish-funksinarë të lartë të PD-së si Aldo Bumçi, Edi Paloka, Flamur Noka, Tritan Shehu, Isuf Çela, Albina Deda, Keltis Kruja, Lilijana Elmazi dhe Klevis Balliu.

“Liri demokraci” dhe “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do” ishin disa nga thirrjet e demokratëve që “pushtuan” sallën e konferencave të hotelit.

Nga Tirana Berisha do të nisë mbledhjen e firmave për të kërkuar referendum për vendimin individual të Lulzim Bashës, për përjashtimin e liderit historik nga partia.

Për Berishën ky moment është më i rëndësishme që prej themelimit të PD.

Ai nukn kurseu akuzat ndaj Ramës, duke e konsideruar ditë fatkeqësie kombëtare betimin e tij për herë të tretë si kryeministër.

Berisha: Kjo foltore pas  themelimit të Partisë Demokratike, foltorja e shtatorit 2021 është përpjekja më e rëndësishme dhe historike e juaja për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur, më të sigurtë në të ardhmen e  saj. Kjo foltore nis në një moment më kritik se çdo kohë tjetër për Shqipërinë. Sot në parlamentin shqiptar betohej për të tretën herë kreu i Meduzës së krimit të organizuar shqiptar. Një gangster që nuk njeh normë, nuk njeh ligj por që ndërtoi në këtë tokë të bekuar narkoshtetin e  parë dhe të vetëm në Europë. Sot është ditë jo fatkeqësie por mënxyrë kombëtare me betimin për herë të tretë të Edi Ramës si kryeministër i vendit pasi ai në 8 vite ka mjeruar, ka varfëruar shqiptarët të cilët 8 vite më parë për herë të parë në ekzistencën e tyre merrnin rrogat më të mëdha se gjithë vendet e tjera të Ballkanit, përfshirë bullgarët dhe rumunët.

Sot paguhen 30% më pak se qytetarët e Kosovës. Sot është ditë fatkeqësie e madhe se betohet njeriut që me vjedhjen, abuzimet, në taksa dhe tatime, në koncesione, PPP, e ka ngjitur vendin në çatinë e  botës për korrupsion. Sot është ditë fatkeqësie për Shqipërinë kur në parlament betohet njeriu që shndërroi Shqipërinë në delen e zezë të Ballkanit dhe Europës, e shndërroi Shqipërinë në qendrën operacionale të gjithë organizatave kriminale, rajonale, europiane dhe botërore. Sot është ditë e vështirë për Shqipërinë se në parlament betohet njeriu i cili duke zbatuar politikat antishqiptare, të varfërimit të shqiptarëve, të burgosjes së tyre, shkatërrimit masiv të pronave të tyre, pasigurisë në rrugë e kudo, çpunësimit të tyre detyroi në 5 vite të largohen nga Shqipëria 520 mijë shqiptarë.

oranews

 

 

Comment

*