Berisha padit Bashën në gjykatë për shpifje mbi koston e Foltores dhe Kuvendit

Beteja politike mes Berishës dhe Bashës është spostuar në gjykata. Pasi PD njoftoi se ka kallëzuar në SPAK deputetët e tij dhe të tjerë për falsifikimin e vulës dhe përdorimin e simboleve të PD pa autorizim, Foltorja njoftoi se do të padisë Lulzim Bashën për shpifje lidhur me koston e Foltores dhe Kuvendit të PD.

Njoftimin e bëri zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo.

“Nen panikun e shkarkimit, deputeti Basha ka shperndare sot ne mediat e paguara nga Edi Rama permes zedhenesve te tij shpifje te perseritura per gjoja kostot e Foltores dhe Kuvendit Kombetar te PD. Ritheksojme se keto shifra mund te jene reale vetem per eventet qe kane organizuar tash sa vjet njerez afer Lulzim Bashes kur rrjepin financat e PD por ato nuk kane asnje lidhje me realitetin, tregun dhe aq me pak me kostot reale te Foltores dhe Kuvendit te cilat do publikohen me transparence te plote brenda pak ditesh. Per ta bere transparencen jo vetem mediatike por edhe ligjore, Foltorja do ta ftoje zedhenesin e deputetit Basha t’i argumentoje shpifjet e tij para gjykates!Komisioni per Rithemelimin e PD”.oranews