Berisha: Rama dhe Vuçiçi si argatë përballë padronit të tyre Aleks Soros në Ballkanin e Hapur

Nga Lushnja ku ka mbajtur “Foltoren” e radhës, ish-kryeministri Berisha u shpreh se Rama dhe Vuçiç dukeshin si argatë përballë Aleks Sorosit në Beograd.

 

Ai theksoi se tani e kanë hequr rimbursimin e TVSH-së për fermerët sepse duan që ta marrin në Serbi qumështin pa asnjë taksë.

Berisha: Nuk e di nëse e patë atë foton ku dy argatët rrinin si roje nderi para Sorosit junior, Aleksit. Ne jemi kundër Ballkanit të Hapur sepse BE formatoi nismën e Berlinit për të na afruar me Unionin. Çfarë sjell Ballkani i Hapur i Sorosit? Vendos hegjemoninë e Serbisë në rajon. Unë përshëndes qeveritë e tjera që e hodhën në kosh këtë projekt. E kam denoncuar qysh në fillim një nismë të tillë.

Tani e kanë hequr rimbursimin e TVSH-së për fermerët sepse duan që ta marrin në Serbi qumështin pa asnjë taksë. Ne prodhonim qumësht edhe për eksport, ndërsa tani do t’i therin lopërt dhe do të punojnë në Serbi. BE nuk e përkrah këtë nismë sepse është procesi i Berlinit dhe nuk sjell stabilitet, por vasalitet.

oranews

Comment

*