Berisha: Të premten do të jem në parlament në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve

Ish-kryeministri Sali Berisha do të jetë në parlament ditën e premte, me nisjen e punimeve në legjislaturën e re. Kështu deklaroi vetë ai në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, duke theksuar se prania e tij në Kuvend do të jetë në përputhje të plotë me vullnetin e shqiptarëve.

“Unë nuk fshihem prapa mandatit”, u shpreh z. Berisha.

Sali Berisha tha se sovraniteti i vendit është shprehur me votën e qytetarëve, ndaj në asnjë lloj rrethane ai nuk mund “ta shkelmojë sovranitetin e Shqipërisë”.

euronews albania