Berisha thirrje DASH: Çojini provat kundër meje në Paris, ndryshe vazhdoj misionin

Ish-kryeministri Sali Berisha sfidoi edhe njëherë Departamentin Amerikan të Shtetit të dorëzojë në gjykatën e Parisit provat kundër tij për të legjitimuar shpalljen “non grata”, në të kundërt ai shtoi se do të vazhdojë misionin e tij që ka nisur.

Berisha garantoi demokratët se është i gatshëm të marrë çdo vendim për veten nëse del një provë e vetme që mbështet atë vendim.

Berisha: Në maj të këtij viti DASH shpall non grata Sali Berishën, 8 vitE pasi kishte dhënë dorëheqjen nga çdo rol, njeriun që ishte lavdëruar më shumë se nga kushto tjetër nga administata e SHBA për luftën me sukses ndaj korrupsionit. Nisa betejën time të bëj gjithçka për dinjitetin tim në sallën e gjyqit, në transparencë. Kam muaj e muaj që pres, asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë për faktin e vetëm se nuk ekzistojnë.

Nga kjo sallë u bëj thirrje zyrtarëve të DASH të çojnë në Paris çdo dokument, provë që kanë. Ti bëjnë publike të gjitha. I garantoj se marr çdo vendim ndaj vetes time. U jam mirënjohës miqve në Europë dhe SHBA për qëndrimet e tyre ndaj këtij vendimi por i ftoj dhe ata dhe cilindo mbi tokë që ka një provë të vetme ta paraqesë publikisht, Sali Berisha merr vendimin e duhur. Në të kundërt, duke qëndruar i përulur para të vërtetës,do të vazhdoj i pathyeshëm misionin tim. Si besimtar i Zotit dhe dinjitetit të njeriut beteja ime për rivendosjen e dinjitetit tim nuk do të ndalet kurrë.

Ftoj zyrtarët e DASH të rishqyrtojnë vendimin e tyre sepse arroganca dhe gabimi nuk janë virtyte të njerëzve të lirë. Do të vazhdoj i palëkundur misionin së bashku me ju për të përmbysur narkoshtetin në Shqipëri për të rikthyer në pushtet PD si parti e vlerave të lirisë që në epiqendër ka qytetarin dhe interesat e tij, si parti që do integrojë Shqipërinë në BE, aleate besnike e NATO-s që nuk do lejojë kurrë të bjerë në zonat të tjera influencë përveç Aleancës Euroatlantike.

oranews

Comment

*