Betohet qeveria “Rama 3” te presidenti Ilir Meta

Pas betimit ministrat dhe kryeministri shkuan duke ecur te selia qeveritare

Knid Ndrenika

Ceremonia e betimit të qeverisë së tretë të kryeministrit Edi Rama që nga vitit 2013 te presidenti Ilir Meta ishte e ftohtë dhe pa shumë detaje të publikuara.

Të gjithë kishin vendosur maskat si pjesë e masave parandauluese kundër përhapjes së Koronavirusit dhe nuk i tokën duart.

Presidenca publikoi fotografitë e ceremonisë së betimit të 16 ministrave, 12 prej të cilëve gra dhe 4 sosh pa Portofol.

Pas betimit ministrat dhe kryeministri shkuan duke ecur te selia qeveritare


Anëtarët e Këshillit të Ministrave u betuan sot para Presidentit të Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta, sipas procedurës kushtetuese.

Me dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Kryeministri Sh.T.Z. Edi Rama dhe anëtarët e tjerë të Këshillit të Ministrave u betuan se: “Betohem në nderin tim, se do të zbatoj me përpikëri Kushtetutën dhe ligjet, si dhe do të kryej me përgjegjësi detyrën shumë të rëndësishme që më është besuar, të anëtarit të Këshillit të Ministrave!”.

Gjatë kësaj ceremonie solemne ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit, Sh.S.Znj. Lindita Nikolla dhe anëtarët e Kabinetit të Presidentit të Republikës.

Comment

*