Biden e paralajmëron Putinin që të mos ndërhyjë usharakisht në Ukrainë

Uashington / Moskë, 3 dhjetor 2021 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka bërë një paralajmërim të fortë për homologun e tij rus, Vladimir Putin, në rast të agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Të premten, Biden ka thënë se administrata e tij është duke i ndërmarrë një varg masazh gjithëpërfshirëse për të ndaluar agresionin rus.

“Unë po i bëj bashkë atë që besoj se do të jenë një set i masave gjithëpërfshirëse dhe me kuptim për t’ia bërë shumë, shumë të vështirë z.Putin të vazhdojë dhe të bëjë atë që njerëzit po frikësohen se do ta bëjë”, u ka thënë Biden gazetarëve, citon Radio Evropa e Lirë.

Presidenti Biden nuk ka dhënë detaje për veprimet që po mendon t’i ndërmarrë. Por, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka paralajmëruar sanksione shtesë ndaj Rusisë, në rast të agresionit ndaj Ukrainës.

Presidenti Biden e ka bërë këtë paralajmërim pas shqetësimit në rritje për grumbullimin e trupave ushtarake ruse në kufi me Ukrainën dhe forcimit të retorikës luftarake të Kremlinit.

Megjithkëtë, Uashingtoni dhe Moska e lënë të hapur mundësinë që Biden e Putin të diskutojnë me telegon lidhur me çështjen e Ukrainës.

Ka shenja se Shtëpia e Bardhë dhe Kremlini janë duke aranzhuar një takim javën e ardhshme në mes të Biden dhe Putin.

Sekretari Blinken ka thënë se “në një të ardhme të afërt” ka mundësi që Presidenti Biden të zhvillojë bisedime të drejtpërdrejta me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Edhe Këshilltari i Putinit për Punë të Jashtme, Yuri Ushakov, u ka thënë të premten gazetarëve se Uashingtoni dhe Moska kanë bëfrë aranzhime që Putin e Biden të zhvillojnë një bisedë telefonike në ditët në vazhdim.

Ai ka thënë se tashmë është caktuar edhe data e bisedës, por nuk ka pranuar ta zbulojë atë.

(r.m.)

Comment

*