Biden e Putin do të bisedojnë sot me telefon

Uashington, 7 dhjetor 2021 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, do të zhvillojë të martën një bisedët telefonike me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

Biseda zhvillohet pas raportimeve të shërbimeve amerimane të inteligjencës se Rusia po përgatitet ta pushtojë Ukrainën.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, thë të hënën se Presidenti Biden pritët të riafirmpjë mbështetjen për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dimtry Peskov, tha se Ukraina dhe prezenca e NATO-s pranë kufijve të Rusisë pritet të dominojnë bisedën e Bidenit dhe Putinit.

Peskov ka thënë se Putin do të kërkojë garanci se NATO nuk do të zgjerohet në Ukrainë.

Biseda e sotme e Bidenit dhe Putinit zhvillohet gjashtë muaj pas takimit  të tyre në Zvicër, ku pati përpjekje për uljen e tensioneve mes dy shteteve.

Administrata e Bidenit e akuzoi publikisht Putin për ndërhyrjen e Kremlinit në zgjedhjet amerikane, për aktivitetin kibernetik kundër kompanive amerikane dhe për trajtimin e udhëheqësit opozitar rus, Alexei Navalny.

Gjatë takimit në Gjenevë, Biden e paralajmëroi se Putinin se SHBA do të kundërpërgjigjej fuqishëm nëse Rusia do ta kalonte “vijën e kuqe”.

 

Mosmarrëveshjet mes Bidenit e Putinit kanë histori të gjatë. Biden është shprehur haptas se nuk e duron Putinin. Më 2011, kur Biden ishte zëvendëspresident, i kishte thënë nësy Putinit: “Mendoj që nuk ke shpirt”.

Më vonë, Biden e kishte quajtur Putinin vrasës dhe e kishte paralajmëruar se “do të paguajë shtrenjtë” përpjekjet për të minuar zgjedhjet e vitit 2020 në SHBA.

(r.m.)

Comment

*