Biden: Rusia do të përgjigjet për vdekjet e shkatërrimet në Ukrainë

Uashington, 24 shkurt 2022 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, e dënoi operacionin ushtarak të Rusisë në Ukrainë, duke e cilësuar atë si sulm “të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm” ndaj Ukrainës.

“Presidenti Putin ka zgjedhur luftë të paramenduar që do të rezultojë me humbje katastrofike të jetëve të njerëzve dhe vuajtje të tyre”, tha Biden.

“Rusia është përgjegjëse për vdekje dhe shkatërrimet që do të sjellë ky sulm. Bota do ta mbajë Rusinë përgjegjëse”, theksoi ai.

Biden tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët “do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse” dhe do të vendosin “sanksione të ashpra” ndaj Rusisë.

Presidenti amerikan  njoftoi se ai ka folur me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, të cilin e ka njoftuar për hapat që do të marrë Uashingtoni kundër Rusisë.

“Sot do të takohem me liderë të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara (G7) dhe Shtetet e Bashkuara me aleatët e partnerët tanë do të vendosin sanksione të ashpra ndaj Rusisë”, tha Biden përmes një deklarate.

Ai paralajmëroi edhe një takim të jashtëzakonshëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Biden paralajmëroi se SHBA do të dërgojë ndihma  në Ukrainë.

“Uashingtoni do të vazhdojë të ofrojë mbështetje dhe ndihma për Ukrainën dhe popullin e saj, ka thënë Biden”, por nuk ka ofruar hollësi të tjera.

Shtëpia e Bardhë ka thënë se Biden do të bërë një deklarim më vonë gjatë së enjtes.

(REL)

Comment

*