Biden: Vazhdojmë të mbështesim marrëveshjen Kosovë-Serbi për njohje reciproke

Prishtinë, 15 shkurt 2022 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ia ka ururar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ditën pavarësisë së Kosovës.

Në urimin e publikuar nga Presidentja Osmani, Presidenti Biden ka thënë se Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 vjetëve të pavarësisë së saj dhe ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës.

“Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë së saj, duke u shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën, siç e demonstruat ju gjatë Samitit për Demokraci në dhjetor. E përshëndes përkushtimin tuaj për punën e vazhdueshme dhe jetike për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për t’u siguruar që demokracia e Kosovës sjell rezultate për të gjithë qytetarët e vendit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës përderisa ju përpiqeni ta luftoni korrupsionin dhe ta forconi sundimin e ligjit, të mbroni të drejtat e pakicave fetare dhe etnike, të nxisni një rritje ekonomike të drejtë dhe transparente dhe të siguroni një të ardhme të qëndrueshme energjetike”, thuhet në urimin e Presidentit Biden.

Ai ka thënë se SHBA i vlerëson përpjekjet e Kosovës për forcimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe ka theksuar mbështetjen e përpjekjeve për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse me Serbinë e cila përqendrohet në njohjen reciproke.

“Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke”, ka thënë ai.

Presidenti Biden e ka vlerësuar mbështetjen e Kosovës për strehimin e refugjatëve afganë dhe pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin e ushtrisë amerikane në Kuvajt.

“Vitin e kaluar, Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij”, ka  thënë Presidenti Biden.

Ai ka shprehur   kënaqësinë që SHBA patën mundësi të ndihmojnë  Kosovën për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

“Ndërsa përballemi së bashku me pandeminë COVID-19, jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara patën mundësi të ofrojnë këtë muaj edhe gjysmë milioni doza të sigurta e efektive të vaksinës COVID-19 për të mbrojtur dhe ndihmuar Kosovën në ringritje nga pandemia”, shkruan ai.

Presidenti Biden, në urimin e tij, shpreh lidhjen emocionale të tij dhe të familjes Biden me Kosovën. Ai shpreh përkushtimin për thellimin e mëtejmë të partneritetit midis SHBA-së dhe  Kosovës.

“Siç e dini, Kosova zë një vend të veçantë në zemrat e familjes Biden. Ju falënderoj përsëri për nderimin e madh që i bëtë djalit tim, Beau, kur i dhatë atij post-mortem Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit vitin e kaluar. Mezi pres të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të thelluar partneritetin në mes vendeve tona dhe për ta jetësuar të ardhmen e Kosovës si një demokraci dinamike, sovrane, e multietnike, duke zënë vendin e merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike”, thekson Presidenti Biden.

“Ju uroj juve dhe gjithë popullit të Kosovës një festë të shëndetshme dhe të gëzueshme ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj!”, thuhet në urimin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden, dërguar Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Zonja Osmani e ka shprehur lumturinë që nga Presidenti Biden ka marrë një urim me tone kaq dashamirëse e të ndjera. Ajo ka theksuar se Kosova është e bekuar që e ka në krah aleatin e saj të përhershëm, SHBA-në.

“Jam e lumtur ta ndaj me ju urimin e Presidentit Biden për ditën e pavarësisë së Kosovës – 17 shkurtin, në të cilin ai potencon se Shtetet e Bashkuara mbesin partner i palëkundur i Kosovës. Kosova është e bekuar ta ketë në krah aleatin e saj të përhershëm, Shtetet e Bashkuara të Amerikës! Zoti e bekoftë miqësinë e Kosovës me ShBA-të!”, ka shkruar Presidentja Osmani.

Urimi i Presidentit Biden në gjuhën angleze dhe në gjuhën shqipe:

Dear Madam President:

On behalf of the American people, congratulations to you and your fellow citizens as you celebrate Kosovo’s national day on February 17.

Kosovo has made incredible progress over its 14 years of independence, growing from a fledgling democracy into a nation ready to share its experiences with the world, as you demonstrated during the Summit for Democracy in December. I applaud your commitment to the ongoing and vital work of strengthening Kosovo’s institutions and ensuring Kosovo’s democracy delivers for all the people of your country. The United States will remain Kosovo’s steadfast partner as you strive to fight corruption and strengthen the rule of law, to protect the rights of religious and ethnic minorities, to foster just and transparent economic growth, and to secure a sustainable energy future.

We are glad that Kosovo is continuing to build and strengthen its positive relations with neighboring countries, and we will continue to support your efforts towards a comprehensive normalization agreement with Serbia centered on mutual recognition.

This past year, Kosovo repeatedly demonstrated leadership on the international stage. From offering safe haven to the vulnerable to bolstering global security and co-deploying alongside the U.S. Army in Kuwait, the people of Kosovo have shown the world their bravery and their generosity. And as we face the COVID-19 pandemic together, I am pleased that the United States could provide this month another half million safe, effective COVID-19 vaccine doses to protect and assist Kosovo in rebuilding from the pandemic.

As you know, Kosovo holds a special place in the Biden family’s hearts. I thank you again for the great honor you bestowed on my son, Beau, when you posthumously awarded him the Presidential Medal on the Rule of Law last year. I look forward to continuing our shared efforts to deepen the partnership between our countries and to realize Kosovo’s future as a vibrant, sovereign, multi-ethnic democracy, taking its rightful place in European and Euro-Atlantic institutions.

I wish you and all the people of Kosovo a safe and joyful holiday as you celebrate your independence.

Sincerely,

Joseph R. Biden Jr.

***

E nderuara zonja Presidente:

Në emër të popullit amerikan, ju uroj juve dhe bashkëqytetarët tuaj me rastin e festimit të ditës kombëtare të Kosovës më 17 shkurt.

Kosova ka bërë përparim të jashtëzakonshëm gjatë 14 viteve të pavarësisë së saj, duke u shndërruar nga një demokraci e brishtë në një shtet të gatshëm për të ndarë përvojat e veta me botën, siç e demonstruat ju gjatë Samitit për Demokraci në dhjetor. E përshëndes përkushtimin tuaj për punën e vazhdueshme dhe jetike për forcimin e institucioneve të Kosovës dhe për t’u siguruar që demokracia e Kosovës sjellë rezultate për të gjithë qytetarët e vendit tuaj. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur i Kosovës përderisa ju përpiqeni ta luftoni korrupsionin dhe ta forconi sundimin e ligjit, të mbroni të drejtat e pakicave fetare dhe etnike, të nxisni një rritje ekonomike të drejtë dhe transparente dhe të siguroni një të ardhme të qëndrueshme energjetike.

Jemi të kënaqur që Kosova po vazhdon të ndërtojë dhe forcojë marrëdhëniet e saj pozitive me vendet fqinje dhe do të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet tuaja drejt një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit me Serbinë, të përqendruar në njohjen reciproke.

Vitin e kaluar, Kosova vazhdimisht demonstroi lidership në skenën ndërkombëtare. Nga ofrimi i strehimit të sigurt për të pambrojturit deri te forcimi i sigurisë globale dhe bashkëvendosja përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, populli i Kosovës i ka dëshmuar botës trimërinë dhe bujarinë e tij. Ndërsa përballemi së bashku me pandeminë COVID-19, jam i kënaqur që Shtetet e Bashkuara patën mundësi të ofrojnë këtë muaj edhe gjysmë milioni doza të sigurta e efektive të vaksinës COVID-19 për të mbrojtur dhe ndihmuar Kosovën në ringritje nga pandemia.

Siç e dini, Kosova zë një vend të veçantë në zemrat e familjes Biden. Ju falënderoj përsëri për nderimin e madh që i bëtë djalit tim, Beau, kur i dhatë atij post-mortem Medaljen Presidenciale për Sundimin e Ligjit vitin e kaluar. Mezi pres të vazhdojmë përpjekjet tona të përbashkëta për të thelluar partneritetin në mes vendeve tona dhe për ta jetësuar të ardhmen e Kosovës si një demokraci dinamike, sovrane, e multietnike, duke zënë vendin e merituar në institucionet evropiane dhe euroatlantike.

Ju uroj juve dhe gjithë popullit të Kosovës një festë të shëndetshme dhe të gëzueshme ndërsa ju festoni pavarësinë tuaj!

Sinqerisht,

Joseph R. Biden Jr.