Bie numri i vatrave aktive të zjarrit në Kosovë

Prishtinë, 3 gusht 2021 – Numri i vatrave aktive të zjarrit në Kosovë është zvogëluar shumë, në krahasim me dy ditë më pare.

Zëdhënësi i Agjencisë për Menaxhimin e Emergjencave, Nehat Koqinaj, ka bërë të ditur se aktualisht janë aktive katër vatra zjarri, ndërsa  dy ditë më parë ishin 50 sosh.

“Situata me zjarre në Kosovë, ora 10.00. Numri i vatrave të zjarrit ka rënë. Aktualisht janë aktive katër vatra zjarri”, ka deklaruar Koqinaj.

Ai ka bërë të ditur se në Suharekë janë aktive dy vatra zjarri, në Vraniq dhe në Bukosh, një zjarr aktiv është në Parkun Nacional “Bjeshkët e Nemuna” dhe një tjetër në Janjevë, një zjarr fushor dhe malor.

Ai ka thënë se Njësitë Profesionale të Zjarrfikësve dhe të Shpëtimit janë duke punuar në shuarjen e këtyre zjarreve, ndërsa në Bjeshkët e Nemuna gjenden edhe njësitë e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të KFOR-it.

Të hënën, Koqinaj ka thënë se faktori njerii është shkaktar i zjarreve.

Dy persona janë arrestuar deromë tani përzjarrvënie.

(r.m.)