“BIJTË E SHQIPES”, NË FILADELFIA, FESTOJNË 14 VJETORIN E PAVARËSISË TË KOSOVËS

Por ky pervjetor, u mendua dhe u realizua pak me ndryshe. Per t’u ngjasuar edhe me festimin e madh te 28 Nentorit

Nga: Bujar Çela

Perkujtimi i 17 shkurtit te cdo viti, i kesaj date me te rendesishme per shqiptaret e Kosoves, eshte bere pjese perberese e veprimtarive te planifikuara nga kryesia e shoqates “Bijte e Shqipes”. Prej 14 vitesh, data 17 shkurt 2008 si data e shpalljes te Pavaresise, ka sjelle ne Qendren social – kulturore kujtime, vleresime e materiale te shkruara nga pjesemarresit dhe organizatoret ne kujtim te luftes, heronjve e deshmoreve te rene per liri. Edhe ne dy vitet e pandemise, keto veprimtari nuk u nderprene.

Por ky pervjetor, u mendua dhe u realizua pak me ndryshe. Per t’u ngjasuar edhe me festimin e madh te 28 Nentorit, qe organizohet ne lokale me nje pjesemarrje shume te madhe ne numrin e bashkatdhetareve, kryesia vendosi qe edhe pavaresia e Kosoves, te festohet ne nje nga lokalet shqiptare me nje hapesire sa me te madhe. Nga grupi i punes i ngritur per organizimin e kesaj mbremjeje i perbere prej Dritan Matrakut, Mexhit Kobocit e Bujar Celes u zgjodh Restauranti “Il Villagio“ne Cherry Hill NJ me pronaret Andi Leli, Elton Leli, Arber Myrtaj e Artan Myrtaj, nje ambjent i kendshem, me hapesire e me nje sherbim korekt e te kulturuar.  Bashkatdhetaret nga Kosova e Shqiperia, pak e nga pak filluan te hynin ne ambjentet e brendshme te lokalit ne oren e caktuar, e te zinin vendet e percaktuara. DJ Bujar Sadikaj, djali simpatik, i palodhur e i kujdesshem ne zgjedhjen e muzikes, ftonte me kenget nga Kosova duke krijuar atmosferen festive.

Z. Bujar Gjoka, kryetari i shoqates “Bijte e Shqipes”, duke i falenderuar te gjithe te pranishmit ne kete veprimtari (dreke), uroj diten e pavaresise te Kosoves per te gjithe shqiptaret me banim ne Filadelfia e kudo ndodhen ne bote, vecanerisht per shqiptaret e Kosoves te cilet duhet ti japin mbeshtetjen e vazhdueshme qeverise se tyre per ta cuar ate perpara ne cdo drejtim. Me pas ai ftoi ish kryetarin e kesaj shoqate z. Tajar Domi, qe te mbaje fjalen e rastit. 

Z. Domi duke kujtuar disa nga momentet e qendreses historike per liri qe nga 1913 -ta kur Konferenca e Ambasadoreve shkeputi padrejtesisht Kosoven nga trojet amtare deri tek lufta clirimtare e vitit 1999 nga UÇK-ja, midis te tjerave theksoi se sot, 14 vite me vone, nuk ka cep te Kosoves pa lapidar, permendore, shtatore, varreza e komplekse memoriale qe deshmojne jo vetem roberine e thelle te ketyre trojeve, por edhe luften e perjetshme te kosovareve per liri. Te renet pergjate historise te Kosoves jane te panumert, ndersa deri ne ditet tona kane arritur jo te gjithe, por vetem emrat e atyre qe kane bere histori. Shteti i ri i Kosoves, ne vleresimet si heronj te Kosoves evidentoi 85 figura te rendesishme te ceshtjes kombetare ne periudha te ndryshme si Abdyl Frasheri, Hasan Prishtina, Azem Galica, Shaban Palluzha, Jusuf Gervalla, Sali Çeku, Fehmi Agani, Zamir Pajaziti e padyshim krye heroi i luftes clirimtare, legjenda shqiptare Adem Jashari me familjen e tij, ndersa Deshmor te Atdheut jane evidentuar mbi 2500 persona.

Perjetesimi i kesaj historie tashme eshte pasqyruar edhe ne veprat obelisk te ngritura si ai NEW BORN ne qytetin e Prishtines qe simbolizon rilindjen e shtetit te ri te Kosoves; kulla e Obeliskut ne qytetin e Kukesit  tashme “ Nderi i Kombit”, qe e mbushur me fotot e ngjarjeve te eksodit biblik te kosovareve drejt Shqiperise, ka shenuar daten 16 prill te cdo viti  si dita e kthimit ne shenje falenderimi te shqiptareve matane Morinit. Ndersa ne anen tjeter te Kosoves, ne Hanin e Elezit, eshte inauguruar kohe me pare nje veper monumentale- artistike e emertuar “Muri i Kujteses” qe simbolizon sakrificen e Nenes Shqiptare dhe se bashku me emrat e disa prej personaliteteve qe kontribuan ne clirimin e Kosoves, shpreh me se miri kujtimin e respektin per te gjithe ata qe sollen lirine e pavaresine e shume pritur. 

Duke sjelle ne kujtese edhe pak fjale nga pershendetja e presidentes te Kosoves znj. Vjosa Osmani per 14 vjetorin e pavaresise, pjesemarresit ndjehen me krenar e ngadhnjimtar: “Flamuri i Kosoves gjate ketij viti eshte valvitur me dinjitet e krenari ne te kater anet e botes. Permes Farije Hotit, Grave te Krushes, permes Yllkes, Duas, Rites, Majlindes, Nores etj, emri i Kosoves tingelloi shume me mire dhe u be sinonim i triumfit, i kampioneve, i sukseseve e ekselences”.

Tashme , gjithcka ishte ofruar ne tryezat e pjesemarresve , ndersa kenget popullore per deshmoret e Kosoves, Adem Jasharin, Xhamadani Vija- Vija e shume te tjera , bene qe salla te oshetinte ndersa shumica e pane veten ne pisten e vallezimit. Shumica e bashkatdhetareve ne kete feste vinin me origjine nga Kosova, qytetet shqiptare te Maqedonise (nje pjese vinin per here te pare ne organizimet tona), krahas atyre nga zonat e Shqiperise. Ndër to ishin vellezerit bisnesmen OSMANOLLAJ me babain e familjet e tyre nga Prizreni, te njohur per mbeshtetjen e shoqates “Bijte e Shqipes”, qe i dhane tonin kesaj mbremje te larmishme dhe ne fund kontribuan edhe me $ 1,140 per shkollen shqipe. Familja tjeter e madhe kosovare ÇOÇAJ ishte e pranishme edhe me miq te saj, gjithsej 24 veta, e ne respekt te kesaj veprimtarie z. Bekim Çoçaj u antaresua ne shoqaten tone “Bijte e Shqipes”, veprim qe u pasua nga zoterinjte Viljart Hoxha e Ilir Avdiu. Ne emer te shoqates, z. Bujar Gjoka i falenderoi tre te rinjte duke uruar suksese ne jetet e tyre, ndersa ftoi para mikrofonit z. Lavdrim Cami i cili se bashku me disa miq e familjar te tij na nderuan me pjesemarrjen e tyre.  Z. Cami ka drejtuar per disa vite shoqaten atdhetare “Dibra “, nje shoqate me kontribute te medha ne komunitetin e saj ne NJ e NY si dhe ne vendlindje. Para tre vitesh duke ju pergjigjur thirrjes tone per te ndihmuar financiarisht ne fushaten fond mbledhese per Qendren e Re, si asnje organizate tjeter dergoi per kete qellim    $1,000. Ai falenderoi “Bijte e Shqipes” per jeten aktive dhe punen kompakte e plot pasion qe bejne drejtuesit e saj ne sherbim te komunitetit vecanerisht me shkollen shqipe.

Ndersa pronaret shqiptar te lokalit “Il Villagio” te kenaqur me kete organizim atdhetar, pasi kontribuan me $1,000 ne ushqim shtese per te gjithe pjesemarresit, u shprehen se shume shpejt do te jene gjithashtu antar te shoqates duke e ndjekur me nga afer jeten e saj.

Duke shprehur kenaqesi e falenderime per kete organizim te bukur perkujtimor te 14 vjetorit te pavaresise te Kosoves, bashkatdhetaret filluan te shperndahen neper shtepite e tyre me urimin qe 15 vjetori ta gjeje ate me demokratike e me te konsoliduar, te njohur boterisht.

Filadelfia, me 20 shkurt 2022

Comment

*