Bislimi bisedon me ambasadorin Honevier: “Kushdo që synon ta dëmtojë shtetin e Kosovës, do të dëshpërohet keq”

Prishtinë, 5 jzanar 2022 – Faton Bislimi, anëtar i Bordit Ekzekutiv të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka zhvilluar një takim online me Ambasadorin e sapoemëruar të SHBA-ve në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Bislimi ka thënë se me ambasadorin Honevier ka biseduar për “temat më kruciale të politikës në Kosovë” dhe për marrëdhëniet e Kosovës me SHBA-të. Ai ka thënë se Uashingtoni mbetet i vendosur për të përkrahur Kosovën.

“Projekti i shtetit të Kosovës është edhe projekt i interesave gjeostrategjike amerikane. Kushdo – në Beograd apo gjetiu – që pretendon se mund ta zhbëjë ose dëmtojë deri në jofunksionalitet këtë Republikë, do të dëshprohet keq”, katheksuar ai.

Bislimi, i cili është anëtar i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka theksuar gjithashtu se ambasadori Honevier vjen në Prishtinë për të çuar drejt përfundimit dialogun mes Kosovës e Serbisë, të cilin e cilëson si sfidën më madhore politike për Kosovën. Ai ka bërë thirrje për unitet të skenës politike në Kosovë përballë kësaj sfide.

“As qeveria e as opozita nuk e kanë komoditetin e lojës me dy standarde sa i përket dialogut dhe ‘themrës së Akilit’ në atë proces – Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarëdo tentimi për të përfituar pikë të lodhta politike nga këto tema është totalisht i papranueshëm nga SHBA-të!”, ka theksuar ai.

Bislimi ka thënë se gjatë bisedës me ambasadorin Honevier e ka shtruar edhe nevojën për ndriçimin e rastit të vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj dhe të vrasjeve të tjera Kosovë që konsiderohen vrasje politike.

Postimi i plotë i z. Bislimi:

Vitin e ri 2022 e fillova me një takim shumë të frytshëm e të rëndësishëm qysh në ditën e parë të punës pas festave të fundvitit: me Ambasadorin e ri të SHBA-ve z. Jeff Hovenier, i cili vetëm pas pak ditësh do të jetë në Prishtinë për të marrë udhëheqjen e Ambasadës Amerikane atje. Ambasadori Hovenier është një zyrtar i kalitur i shërbimit të jashtëm amerikan, veteran edhe i çështjes së Kosovës do të thoja, ngase ka qenë i dërguar i Departamentit të Shtetit në negociatat në Rambouillet dhe më vonë edhe në ato të Vjenës.

Bashkëbisedimi ynë u fokusua në temat më kruciale të politikës në Kosovë dhe në marrëdhënjet tona me SHBA-në. Si Anëtar Ekzekutiv i Bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, organizatës sonë të vetme lobiste në Capitol Hill tash e mbi tri dekada, jam mëse i lumtur të them se vendosshmëria e Washingtonit për të përkrahur Kosovën mbetet e palëkundur. Ambasadori Hovenier e ka shumë të kjartë pejsazhin politik në Kosovë dhe rajon.

Në cilësinë time si ish-Deputet dhe tani anëtar i Kryesisë së LDK-së dua të ritheksoj edhe njëherë — me zë të lartë e të kjartë — se platforma e vetme që garanton suksesin tonë në tejkalimin e kësaj sfide madhore politike siç është dialogu është ‘uniteti në dallime,’ ngase dialogu, dhe veçanërisht përfundimi me sukses i tij, është interes kombëtar i Kosovës dhe tejkalon secilën parti e qeveri!

As qeveria e as opozita nuk e kanë komoditetin e lojës me dy standarde sa i përket dialogut dhe ‘themres së Akilit’ në atë proces – asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarëdo tentimi për të përfituar pikë të lodhta politike nga këto tema është totalisht i papranueshëm nga SHBA-të!

Në fund, por jo më pak e rëndësishme, në përvjetorin e 19-të të vrasjes makabre të Kolonel Tahir Zemajt, bashkë me djalin e tij Enisin, dhe kushëririn Hasanin, nuk munda të mos insistojë në zbardhjen e krimeve si ky ndaj Zemajve e shumë të tjerëve.

Ky shtet yni sot ekziston falë sakrificës së shumë gjeneratave, rezistencës aktive, luftës çlirimtare, dhe vizionit të Presidentit Rugova (‘në miqësi permanente me SHBA-të’) të cilin Ambasadori e kishte njohur personalisht dhe për të cilin ai gëzon një respekt të veçantë!

SHBA-të, si partneri e aleati ynë i pazëvendësueshëm, nuk kanë investuar kot në Kosovë që nga Rezoluta Kongresionale e parë më 1986 e deri më tani. Projekti i shtetit të Kosovës është edhe projekt i interesave gjeostrategjike amerikane. Kushdo – në Beograd apo gjetiu – që pretendon se mund ta zhbëjë ose dëmtojë deri në jofunksionalitet këtë Republikë, do të dëshprohet keq!

P.S. Edhepse takimi ishte paraparë të mbahej ‘live,’ për shkak të masave të shutara anti Covid-19 në Departamentin e Shtetit, takimi u mbajt online.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=6939550792753586&set=a.519316941443702

(r.m.)