Bizneset e Kosovës e mirëpresin hapjen e Aeroportit të Kukësit

Prishtinë, 18 prill 2021 – Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) e vlerëson hapjen e aeroportit të Kukësit si mundësi të madhe edhe për ekonominë, turizmin dhe investimet e huaja në Kosovë.

Në një komunikatë të AKB-së theksohet ky aeroport, i cili gjendet vetëm 100 kilometra nga Prishtina, do të krijojë konkurrencë dhe, rrjedhimisht, do të ofrojë shërbime më të lira e më të shpejta edhe për kosovarët dhe për mërgimtarët.

Komunikata e plotë:

Kosova dhe Shqiperia edhe me një aeroport të ri në Kukës.

AKB e vlerson si mundesi të madhe dhe te re për Kosovën, per ekonomine, turizmin dhe investimet e huaja me rastin e hapjes së aeroportit të ri nē Kukes.

Kjo eshte më shume ne funksion të Kosoves se sa të vete Shqipërisë pasi që Prishtina ka rreth 100km, kjo eshte edhe nje konkurence e drejtper sedrejti e aeroportit te Prishtinës qe pasagjeret do perfitojne sherbime me te lira e me te shpejta por edhe me shume zgjidhje per udhetimin e diaspores shqiptare.

Kjo rrite edhe mundsine e konkurences të importeve dhe eksporteve tê mallrave dhe sherbimeve kombetare dhe nderkombetare të Kosoves dhe të Shqiperise por dhe me gjere.

(r.m.)

Comment

*