Biznesmeni u ekzekutua në makinë, autori e varrosi të nesërmen

Policia dhe prokuroria kanë të qartë skemën dhe autorin e vrasjes së biznesmenit Ruzhdi Hoxha por ende nuk është zbuluar, se cili ka qenë shkaku i konfliktit mes autorit dhe viktimës të cilët ishin miq prej disa vitesh. Prokuroria po heton të kaluarën e 43 vjeçarit, i cili njihet si një person me precedente të mëparshëm.

Mbetet ende mister motivi i vrasjes së biznesmenit 43 vjeçar Ruzhdi Hoxha, trupi i të cilit u gjet gjysmë i dekompozuar në Qafë Mollë të Dajtit. Ndonëse policia dhe prokuroria pas një pune afro 11 ditore kanë mundur të bien në gjurmë të autorit të dyshuar, Fredi Rushi, ky i fundit nuk pranon të flasë duke vijuar t’i qëndrojë variantit të parë të dhënë në momentin e ndalimit. Ai ka pohuar gjatë marrjes në pyetje se nuk ka lidhje me vrasjen dhe ditën kur biznesmeni u zhduk ai e kishte takuar dhe pasi kishin bërë xhiro me makinë e kishte lënë afër banesës në Kamëz.

Por të gjitha këto alibi të tij kanë rënë, pas pamjeve filmike të siguruara nga policia dhe prokuroria si dhe qelizave telefonike të tij dhe viktimës të cilët tregojnë vendodhje ndryshe nga sa pretendon I dyshuari dhe vërtetojnë akuzat e prokurorisë. Viktima njihej si njeri problematik ndërsa sipas dëshmive të djalit të tij ai kishte marrë disa ditë para ngjarjes të kryente një porosi, hetim të cilin prokuroria e ka veçuar. Madje Hoxha kishte borxhe të shumta si dhe njihej si konsumues i lëndëve narkotike.Nga verifikimet është mësuar se ditën që do kryente vrasjen, Fredi Rrushi e ka telefonuar tre herë Hoxhën, ndërsa ky i fundit nuk i ka hapur telefonin, gjë kjo që ngre dyshime për konflikte mes tyre. Mësohet se autori ka kontaktuar më pas me biznesmenin përmes një personi tjetër që ndodhej në një tavolinë me këtë të fundit. Pasi ka mësuar lokalin ku ai ndodhej ka shkuar atje dhe sipas dëshmitarëve nuk ka pasur konflikte. Më pas e ka marre në makine dhe pas largimit te personave të tjerë e ka dërguar ne zonën e Dajtit, ku edhe e ka ekzekutuar. Pas vrasjes, autori e ka marrë edhe celularin e Ruzhdi Hoxhës dhe për të humbur gjurmët e ka hedhur në një rrugicë.

Madje kamerat që janë në dispozicion të prokurorisë e kanë filmuar rrushin duke zbritur I vetëm nga zona e Dajtit.

Telefoni i biznesmenit Hoxha, përfundoi në duart e një taksisti, i cili e shiti për 10 mije leke te vjetra në një servis dhe është zbuluar nga prokuroria nga qelizat.

Të nesermen ne orën 5.30 të mëngjesit Fredi Rrushi ka shkuar sërish drejt Dajtit ku ka tentuar të fsheh trupin e viktimës, duke e mbuluar me zhavor e gurë.OraNews