Blakaj: “Aktualisht, Kosova nuk mund ta padisë Serbinë për gjenocid”

Prishtinë, 14 maj 2021 – Shteti i Kosovës po planifikon ta padisë Serbinë për gjenocid. Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar qe qeveria ka filluar përgatitjet për ngritjen e padisë.

Por, sipas Bekim Blakajt nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë tha se aktualisht Kosova nuk do të mund ta bëj padinë për gjenocid ndaj Serbisë, sepse nuk është anëtare e OKB-së.

“Duke analizuar përvojën e vendeve tjera, sidomos të atyre nga ish-Jugosllavia për padi për gjenocid, kam frikë që Kosova, në këtë moment, nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse nuk ka një ulëse në OKB. Ka mundësi tjera. Tash së voni është përmendur një shtet mund ta bëj këtë në emër të Kosovës. Nuk e di se a do ta bëjë Shqipëria këtë. Është e vështirë që në një proces gjyqësor i cili ka zgjatur 12 apo 13 vjet të dëshmohet gjenocidi”, ka thënë Blakaj përKlan Kosova.

Blakaj kathënë se gjenocidi do të jetë i vështirë të dëshmohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe katheksuar se provat duhet të dëshmohen para gjykatës.

“Krimet që kanë ndodhur në Kosovë janë të tmerrshme. Ka elemente të gjenocidit gjithandej, por kjo do të jetë e vështirë të dëshmohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë”, ka thënë ai.

Blakaj ka thënë se nuk ka informacion nëse institucionet e Kosovës kanë nisur të mbledhin informacione lidhur me krimet qëkakryer Serbia në Kosovë, siç ka deklaruar kryeministri Kurti. Madje, ai e ka cilësuar si “të pamatur” deklaratën e Kurtit.

“Unë nuk kam ndonjë informacion që ndonjë institucion ka filluar të mbledhë prova për ta dëshmuar gjenocidin. Kjo deklaratë ishte disi si e pamatur. Nuk mund ta ftojmë gjykatën dhe t’i themi ‘eja dhe shiko se çka ka ndodhur në Poklek’, sepse krimet makabre kanë ndodhur në Poklek dhe në shumë vende të tjera, ku kanë pësuar fëmijet. Këto nuk janë prova para gjykatës”, ka thënë ai.

(r.m.)