Blindohen dyert e selisë së PD-së, Basha thotë se nuk është zyra e tij

Me afrimin e datës 8 janar, ku ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij kanë lajmëruar se do të marrin selinë e PD-së, duket se është intensifikuar “lufta” mes dy kampeve në parti.

Pak minuta më parë ish-kryetarja e Kuvendit dhe nën kryetarja e PD-së, Jozefina Topalli ka postuar një foto, që sipas saj është nga brenda PD-së, me mbishkrimin “pa fjalë”.

Në këtë foto duken dyer që janë të përforcuara me struktura të shumta hekura nga pas.

Edhe ashensori gjithashtu është perforcuar me një hekur poshtë.

Edhe më herët ka pasur akuza nga eksponentë të krahut të Berishës apo media pranë tij se Basha është duke blinduar dyer e partisë për të mos lejuar të futen demokratët në 8 janar.

“Nuk është porta e zyrës time”, Basha ironizon fotot: Kemi tanke në bunker, helikopter në tarracë dhe snajper!

Kreu i PD Lulzim Basha mohoi që zyra e tij të jetë e blinduar.  Në një intervistë për emisionin “Open” Basha tha se bëhet fjalë për ambiente të bodrumeve të selisë, teksa nuk kurseu dhe ironinë.

Basha: Kemi tanke në bunker, helikopter në tarracë dhe snajper! Janë marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen me një lajm të tillë të servirur kur përballen me një pamje reale. Asgjë s’ka ndryshuar në zyrën time mund të vini që nesër në që të pini një kafe, nuk është porta e zyrës së sime, se ç’ndodh në bodrume në tarracë, janë thënë përtej imagjinatës.

Ai tha se janë marrëzira të gjitha mendimet se po fortifikon selinë blu.

Basha: Keni harruar që kemi edhe tanke, edhe snajper, marinsa, janë të gjitha marrëzira, është e trishtueshme që viti i ri shqiptarët i gjen në një xhalo të tillë të servirur, ndërsa ata përballen me problem reale, ekonomike. Ai do ta kthejë PD-në në bunkier, përpjekja e një njeriu për ta marrë peng PD-në. Për t’i përdorur demokratët si mish për top, në zyrën time mund të vini për një kafe që nesër se është e njëjta që ka qenë. Çfarë ndodh në tarracën e PD-së ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar. PD ka një tjetër interes të jetë e hapur për demokratët. Edhe po të mos kishte mure PD-ja, ai do të ishte njeriu më i vetëm, edhe nëse ai sot do të ishte kreu i PD-së.

Pyetje: A mund të vijnë në seli se nuk futen dot në selinë e tyre?

Basha: Nuk është e vërtetë. Çdo demokrat që ka punë në PD sipas rregullave të institucionit. Nga ana tjetër po, po bëhen punime, ka tulla e llaç dhe janë marrë masa për devijimin e daljeve. Kemi të bëjmë me një lëvizje që ka synim të shkatërrojë PD-në dhe të zhvendosë vëmendjen nga skandalet qeveritare duke i bërë dëm më të madh shqiptarëve.

Pyetje: Ku do të jeni më 8 janar ora 12:00?

Basha: Në zyrën time.

Pyetja: Çfarë do të ndodhë në seli më 8 janar?

Basha: E përditshmja.

Ora News/Top Channel