Blinken i shkruan Vuçiqit, përsërit qëndrimin për njohje reciproke mes Kosovës e Serbisë

Beograd, 31 mars 2021 – Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur qëndrimin tashmë të njohur të Shteteve të Bashkuara për marrëveshje gjithëpërfshirëse midis Kosovës e Serbisë që bazohet në njohjen reciproke të dy shteteve.

Sekretari Blinken e ka shprehur këtë qëndrimm edhe në një letër dërguar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 13 shkurt.

“SHBA-ja është e përkushtuar për marrëdhëniet tona afatgjate. Ne ndajmë vizionin e një Serbie demokratike, stabile, prosperuese dhe demokratike në hapin drejt anëtarësimit në BE. Qëllimi afatgjatë i SHBA-së ka qenë ta shohë Serbinë dhe Kosovën të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse e përqendruar në njohjen reciproke”, shkruan Blinken në letrën dërguar Vuçiqit.

Gazeta beogradase “Novosti“ shkruan se sekretari Blinken, ka shkruar me dorë një mesazh të veçantë për Vuçiqin, nën pjesën zyrtare të letrës, gjë që është jashtë komunikimit të zakonshëm zyrtar

“Unë i kujtoj shumë mirë bisedat tona të mira dhe pres me padurim rinovimin e tyre”, ka shkruar Blinken, me stilolaps, në fund të letrës zyrtare.

VuçiqI zbuloi një ditë më pare se nga sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka marrë një letër jo të zakonshme. Ai ka thënë se  ka pëlqyer përmbajtja e letrës, me përjashtim të pjesë që ka të bëjë me Kosovën.

Vuçiq ka thënë se “pa e llogaritur çështjen e njohjes reciproke me Kosovën”, mesazhi i Blinkenit ka është “i mirë dhe kuptimplotë” në të gjitha aspektet tjera.

Në muajin shkurt, edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amërikës, Joe Biden, ia konfirmoi presidentit serb se qëllim i Amerikës është përmbyllja e dialogut Kosovë – Serbi, bazuar në njohjen reciproke të dy shteteve.

(r.m.)