Blinken ua uron shqiptarëve 109 vjetorin e Pavarësisë

Uashington, 28 nëntor 2021 – Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ua ka uruar shqiptarëve 109 vjetorin e Pavarësisë.

Në mesazhin e urimit, të publikuar në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Shtetit, Blinken shkruan se miqësia mëë shumë se njëshekullore midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë ka nisur nga koha e Presidentit Willson.

“Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Woodrow Wilson mbrojti qartazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919”, shkruan Blinken.

Ai thotë se shqiptarët “kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian”.

Blinken thotë se Shtetet e Bashkuara “janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike, si dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian” dhe shfaq besimin se miqësiames dy vendeve do të thellohet edhe më shumë.

“Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat”, thekson sekretari Blinken.

Deklarata e plotë e DASH:

Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgëzoj popullin e Shqipërisë për festimin e 109-vjetorit të Pavarësisë. Miqësia jonë e thellë dhe e qëndrueshme daton më shumë se një shekull nga koha kur Presidenti Ëoodroë Ëilson mbrojti qartazi pavarësinë e Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris të vitit 1919.

Që nga ajo kohë, shqiptarët kanë demonstruar forcë dhe qëndrueshmëri të madhe duke hedhur poshtë shtypjen e një diktature komuniste dhe duke ndërtuar një demokraci të përkushtuar ndaj tolerancës, të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian.

Shqipëria e demonstroi këtë frymë përsëri këtë vit duke hapur dyert e saj për afganët në nevojë dhe ata vazhdojnë të ofrojnë një port të sigurt siç bënë për mijëra hebrenj gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe grupe të tjera që ikin nga persekutimi gjatë dekadave të fundit.

Në vitin 2021, ne shënuam 30 vjet të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke reflektuar mbi gjithçka që amerikanët dhe shqiptarët kanë arritur së bashku që nga viti 1991. Sot ne jemi aleatë brenda NATO-s dhe vitin e ardhshëm do të shërbejmë së bashku në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për të mbështetur institucionet demokratike të Shqipërisë, reformat në drejtësi dhe ekonomike, si dhe të ardhmen në Bashkimin Evropian.

Ne presim të thellojmë edhe më tej miqësinë tonë dhe mbetemi krenarë që e quajmë Shqipërinë mik, partner dhe aleat.

Screenshot_3-35

(r.m.)

Comment

*