Bojkotim të parlamentit, po pa djegie mandatesh

Ruben Avxhiu

Sa kohe qe te jete hequr dore nga institucioni themelor i demokracise eshte absurde te presesh perkrahje nga jashte. Te jesh kunder Rames eshte normale. Te jesh kunder vetes nuk eshte.

Nuk bie qeveria e Rames pa pasur votat ne Kuvend qe ta zevendesosh.

Nuk e rrezon dot nje parlament qe pas dy vjetesh u zbulua qe ka dale prej droges, nese nuk je aty per nje ligj te ri zgjedhor, qe te shmangesh perseritjen e efektit te parave te droges.

Nuk fiton dot duke akuzuar se Rama ka shkaterruar demokracine, nese i ke lene ne dore epersine duke e braktisur vete demokracine.

Rama nuk ka qene kurre me i dobet pas tronditjes qe erdhi prej protestave studenteve. Ndryshimi i qeverise e krisi PS-ne edhe nga brenda. Eshte fillimi i fundit.

Po mbase jo, Se shpetimi politikaneve shqiptare gjithmone u ka ardhur nga kundershtari.

Tani ia dhane perseri shansin te hiqet ai si i pergjegjshmi i politikes shqiptare.

Nuk e di kush doli me kete propozim te ndritur, qe bojkotimi duhet te shoqerohet edhe me djegie mandatesh, po kur ia heq vetes te gjithe ata qe mendojne ndryshe, nuk ke me se ku ta perfeksionosh nismen, nuk ia gjen dot te metat, nuk evoluon dot.

Problemi me servilat dhe aleatet qe nuk kane guxim, eshte se te lene zbuluar perballe kundershtarin.

Problemi me udheheqesit shqiptare, si ne pushtet ashtu si ne opozite, eshte se kane dale lakuriq ne pazar, te rrethuar nga servile qe u thone sa bukur jane veshur.

Ja nje propozim i vogel per Lulzim Bashen. “Jepju dicka njerezve qe ende besojne te Shqiperia. Thuaj qe eurodeputetet e kishin gabim se ky Kuvend e meriton bojkotimin, po per hir te respektit per ta, po e anullojme djegien e mandateve. Protesta do te vazhdoje, deri ne rrezimi e Rames.”

Keshtu, rifutet opozita ne shinat e demokracise, fiton kapital me kritiket nga jashte, u jep nje mundesi partive te qendres se djathte europiane qe te te vijne ne krah, pa i trembur me dordolecin e anarkise. U tregon shqiptareve jopartiake te pakenaqur me Ramen se ka vend edhe per ta ne protesten e opozites.

Çfare do te humbase kryetari i PD-se po ta kalibroje pak shenjestren? Servilet do ta duartrokasin gjithesesi. “Sa bukur e mendove zoti kryetar”, do t’i thone. “Po aq mire sa heren e pare”.