Borrell: Jemi të gatshëm ta shtojmë angazhimin për Ballkanin Perëndimor

Bruksel, 18 maj 2021 – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, nikoqir i darkës tradicionale me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka thënë se ky takim joformal është një rast për të diskutuar hapur për situatën dhe për sfidat në këtë rajon.

“Qëllimi është të lidhemi me partnerët tanë në rajon, t’i dëgjojmë ata, të kuptojmë shqetësimet dhe idetë e tyre dhe të shohim se të punojmë më mirë së bashku për një të ardhme të përbashkët”, ka thënë Borrell.

“Ne jemi të gatshëm të forcojmë angazhimin tonë ndaj rajonit, i cili nuk është në diskutim, por duhet ta bëjmë atë më të dukshëm. Kjo darkë me gjashtë udhëheqës nga Ballkani Perëndimor do ta bëjë atë të dukshme”, ka thënë ai.

Borrell ka shfaqur shpresën se bisedimet e mbrëmjes së sotme në Bruksel do të ndihmondihmojnë për të kuptuar më mirë dinamikën e rajonit dhe për të përcaktuar mënyrat për një bashkëpunim më të mirë karshi sfidave aktuale gjeopolitike.

“Sonte, ne duhet të marrim në konsideratë tablonë e gjerë politike të rajonit, jo vetëm nga perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian, por edhe nga perspeëktiva gjeopolitike e gjithë rajonit”, ka theksuar ai.

Borrell ka kujtuar se ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, në mbledhjen e tyre të fundit, javën e kaluar, kanë vlerësuar se Ballkani Perëndimor është “një nga prioritetet më të larta të Bashkimit Evropian”. Ai ka thënë se ministrat e Jashtëm janë shprehur për një angazhim të gjerë politik në rajon, i cili,sië është shprehur, “shkon përtej kornizës së zgjerimit”.

Në darkën e organizuarnga Borrell kanë marrë pjesë: kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dhe kryesuesi i radhës i presidencës trepalëshe të Bosnjes e Hercegovinës, Millorad Dodik.

Në krah të Borrellit ka qenë edhe komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian,Oliver Varhelyi.

(r.m.)

(r.m.)

Comment

*