Borrell: Ka pasur shumë tensione mes Kosovës e Serbisë, duhet t’i kthehemi dialogut

Riga (Letoni), 1 dhjetor 2021 – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, u ka bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të kthehen në gtryezën e bisedimeve.

“Palët duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve”, ka  thsënë Borrell të mërkurën, më 1 dhjetor, në Riga të Letonisë.

“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, kemi pasur shumë tensione gjatë verës. Situata është më e qetë së fundi, por ka nevojë që dialogu të rikthehet, sepse nuk ka rrugë tjetër për ta stabilizuar situatën”, ka thënë Borrell në prag të takimit të ministrave të jashtëm të shteteve anëtare të NATO-s.

Shefi i diplomacisë evropiane ka thënë se Ballkani Perëndimor është rajon strategjik për Bashkimin Evropian. Ai ka thënë sekëtë e dëshmon fakti se një pjesë e shteteve të këtij rajoni janë anëtare të NATO-s.

Borrell ka folur edhe rreth situatës në Bosnjë e Hercegovinë.Ai ka thënë se ka tendenca që në këtë shtet “të zhbëhen” paqja dhe stabiliteti 26 vjear.

(r.m.)

Comment

*