Borrell: Nuk ka vend në Evropë për ata që e mohojnë gjenocidin

Bruksel, 25 janar 2022 – Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, e ka paralajmëruar Serbinë që të mos e mohojë gjenocidin në Srebrenicë dhe të krimeve të luftës në Kosovë dhe të mos i glorifikojë kriminelët e luftës. 

“Duke folur për normalizimin e marrëdhënieve dhe fqinjësinë e mirë e bashkëpunimin e gjerë, dua të ceku këtë, se nuk ka vend në Evropë për mohim të gjenocidit. Nuk ka vend për glorifikim të krimeve të luftës e kriminelëve të luftës e po ashtu të tolerohen apo të përkrahen publikisht ata që e mohojnë gjenocidin”, ka thënë Borrell, në një konferencë për media, në Bruksel.

Ai ka thënë se përparimi i Serbisë në rrugën evropiane varet nga përparimi i saj në sundim të ligjit, në respektimin e të drejtave themelore dhe në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.

(r.m.)