Borrell: Prishtina e Beogradi të arrijnë marrëveshje gjithëpërfshirëse

Bërdo (Slloveni), 6 tetor 2021 – Përfaqësuesi i Lartë Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ka diskutuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me arritjen e marrëveshjes javën e kaluar mes Prishtinës e Beogradit për targat.

Borrelli përmes një postimi në Tëitter u ka bërë thirrje të dy palëve që të intensifikojnë punë për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese.

“Me Albin Kurtin diskutuam për marrëveshjen e javës së kaluar midis Beogradit dhe Prishtinës, një hap ky i rëndësishëm që ka nevojë për zbatim. Tani u bëj thirrje të dyja palëve që të intensifikojnë punën për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht detyruese për normalizimin e marrëdhënievde, përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar Borrell.

Borrell e Kurti janë takuar sot në margjina të samitit BE – Ballkani Perëndimor, në Boërdo të Sllovenisë.

(r.m.)