Botuesi amerikan “Jalifat Publishing” ia dhuron 100 libra bibliotekës së Tuzit

Shkodër, 25 tetor 2021 – Në manifestimin “Takimet e Shkodres Tetor 2021”, që u mbajt dje në Shkodër nën patronatin e “Gazetës së Alpeve”, e ku morën pjesë shume përsonalitete nga hapësira mbarëkombtare, ishte e pranishme edhe shtëpija botuese “Jalifat Publishing” nga Houstoni i SHBA-ve, e përfaqsura nga drejtori i saj z. Ramiz Tafilaj. Kjo shtëpi botuese dhe z. Tafilaj, Bibliotekës së qytetit të Tuzit, e përfaqësuar në këto takime ngan z. Nikoll Camaj, i dhuroi afër 100 tituj të botuara kohëve të fundit, ku vendin kryesor zunën veprat e historianit dhe shkrimtarit Jusuf Buxhovit: “Kosova – histori e shkurtër”, “Maqedonia”, “Dardania”si dhe romanet e kohëve të fundit: “Dosja B”, “Mona” dhe “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazi”.

Veprat e Buxhovit ishin shumë të kërkuara edhe nga “Shoqata e Boshnjakëve per Barazi ne Sanxhak”. Botuesi amerikan mori përsipër që brënda një kohe të shkurtër kësaj shoqate t’i dërgohen të gjitha botimet në anglisht. Përshëndetje të përzemërta për punën krijuese dhe shkencore me vlerë kombëtate, autorit Jusuf Buxhovi iu dërguan nga shumë pjesëmarrës, përfshirë këtu edhe ambasadorët shqiptarën Besnik Mustafa, Islam Lauka dhe Malaj.

Në takim ishte e pranishme edhe mbesa e z. Martin Camaj, zoja Vera Camaj së cilës, botuesi amerikan, si dhe të tjetëve që shprehen intetesim për veprat e Buxhovit, mori përsipër t’ia dhurojë të gjitha librat e autorit. Zonja Vera Canaj përshëndeti autorin dhe e vlersoi me epitetin “Nderi i Kombit”. Në mungesë të autorit, botuesi Z.Tafilaj, të pranishmëve ua nënshkroi veprat e Buxhovit. 

 

(Drini.us)

Comment

*