Braçe: Bujqit po goditen, taksa po i vret, por pse nuk preken favorizimet për ndërtuesit!?

Deputeti socialist, Erion Braçe ishte i ashpër në fjalën e tij në kuvend, kur foli për politikat që qeveria po ndjek në sektorin e bujqësisë.

Më dhemb bujqësia, bujqit. E kemi nisur në vitin 2018 goditjen dhe vazhdon akoma, me skemën e TVSH-së në hyrje dhe dalje. Vazhdon goditja për bujqit e prodhuesit”.

Deputeti shprehet i habitur, se si ka mundësi që teksa fermerët goditen, ata që bëjnë ndërtime në vendin tonë vetëm favorizohen.

Në krahun tjetër, nuk prekim favorizimet për ndërtuesit. Nuk prekim favorizimet për tokën e ndërtuesve. Prekim taksën mbi qumështin e freskët, për farat, plehrat në bujqësi”.

Braçe propozon barazim në skemën e TVSH-së, ndërsa tregu i inputeve bujqësore “po mbahet i mbërthyer nga matrapazët”.

Fjalën e tij, deputeti e mbylli me një shprehje të presidentit amerikan, Joe Biden: “Fermerët po shtrydhen nga fuqia e përqendruar e tregut. Përfitimi i fermerëve ka rënë”.

Top Channel