Bregu: Ballkani Perëndimor ka nevojë për një treg të përbashkët të të gjashtë vendeve

Uashington, 18 shtator 2021 – Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, tha se çdo ide që e fuqizon bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor duhet mirëpritur, por nismat e tilla nukmund të jenë të suksesshme në qoftë se në to nukpërfshihen të  gjitha vendet e rajonit.

Zonja Bregu i bëri këto komente në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, duke iu përgjigjur pyetjes mbi qëndrimin e organizmit që ajo drejton rreth nismës së ashtuquajtur “Ballkani i Hapur”.

“Ne na takon të mbajmë një mundësi hapur për të mirëpritur dhe konsideruar ide të cilat janë prezente në rajon. Kjo nuk do të thotë që rajoni bëhet më i mirë dhe më konkurrues dhe arrin të tërheqë më shumë investime të huaja duke qenë vetëm tri vende. Ështe gjithmonë më mirë të jenë 6 vende. Synimi final, pavarësisht shpejtësisë dhe korsisë që zgjedhin vendet për të ecur, është që 6 ekonomitë e rajonit të jenë bashkë nën një ombrellë, që quhet tregu i përbashkët rajonal”, tha zonja Bregu.

“Ballkani i Hapur”,nismë e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe e kryeministrave të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, Edi Rama dhe Zoran Zaev, nuk është mbështetur nga Kosova, Bosnja e Hercegovina dhe Mali i Zi. Kryeministri i Kosovës ka thënë se kjo iniciatiavë ngjan më shumë si “një Ballkan i hapur për ndikimet nga Lindja, Ballkan i hapur për autokracinë, korrupsionin e kriminelët e luftës që vazhdojnë të jenë jo vetëm të lirë në Serbi, por disa edhe në pushtet”.

Zonja Bregu foli edhe rreth shqetësimeve të shprhura së fundmi, edhe nga Shtetet e Bashkuara, për zvarritjen e procesit të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashmkimin Evropian.

Analistët thonë se vonesat mund të shtojnë hapësirat për rritje të ndikimit të Kinës dhe të Rusisë në rajon, duke i vënë ato në konkurrencë Shtetet e Bashkuara dhe Perëndimin.

(r.m.)

Comment

*