Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë-Serbi

Londër, 24 qershor 2021 – Britania e Madhe e mbështet dialogun Kosovë -Serbi.

Këtë qëndrim e kashprehur ministrja britanike, Wendy Morton, pas takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Zonja Morton, përmes një postimi në Tëitter, ka njoftuar se ajo ia ka rikonfirmuar Lajçakut se Britania e Madhe do të mbështesë përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, të cilën e ka vlerësuar me interes për mbarë  rajonin.

“Në takim me të dërguarin special, Miroslav Lajçak, unë e rikonfirmova mbështetjen e Britanisë së Madhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ne u pajtuam të punojmë bashkë që të krijojmë mundësi për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse e të qëndrueshme për normalizim për të përfituar gjithë rajoni”, ka shkruar Morton.

(r.m.)

Comment

*