Britania e Madhe shton sanksionet ndaj bankave dhe anijeve ruse

Londër, 28 shkurt 2022 – Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka njoftuar për vendosje të sanksione të reja ndaj tri bankave ruse, duke përfshirë “Bankën Kombëtare të Zhvillimit të Rusisë”.

Truss u ka thënë ligjvënësve britanikë se është e vendosur “për të shtuar edhe më tej” veprimet kundër Rusisë.

 “Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët do të duhet të kalojnë në periudhë me të rëndë ekonomike për shkak të sanksioneve, mirëpo këto vështirësi janë asgjë në krahasim me atë që po përballet populli i Ukrainës”, ka  thënë ajo.

Ndëkohë, Sekretari i Transportit, Grant Shapps, ka njoftuar se Britania e Madhe do t’ua ndalojë hyrjen në portet e saj të gjitha anijeve ruse.

“Sot u kam shkruar të gjitha porteve të Britanisë së Madhe, të cilave u kam kërkuar që të mos ofrojnë qasje për asnjë anije ruse, me flamur rus, të regjistruar, në pronësi, të kontrolluar, me qira ose që operon pë rusët”, ka shkruar Shapps në një postim në Twitter.

Shapps ka shpërndarë edhe letrën që ua kishte drejtuar të gjitha porteve britanike.

“Departamenti i Transportit nuk e konsideron të përshtatshme që anijet ruse të vazhdojnë të hyjnë në portet e Britanisë së Madhe”, pas sulmit të të paprovokuar, dhe të paramenduar kundër Ukrainës.

“Sektori detar është themelor për tregtinë ndërkombëtare dhe ne duhet të luajmë rol në kufizimin e interesave ekonomike të Rusisë dhe të kërkojmë llogari nga qeveria ruse,” ka shkruar Shapps.

(r.m.)