BRONZI I SHQIPTARIZMËS


Nga Visar Zhiti

Kthehet në Kolonjën e tij në bronz legjendari Sali Butka. Jeta e tij është histori, pjesë e kujtesës dhe e ndergjegjes Kombetare, që i duhen të tashmes dhe ardhmërisë.
Luftetar, poet popullor e diplomat popullor, strateg e vizionar, Sali Butka shpetimin e atdheut e shikonte te perkjekjet e përbashkëta dhe te dija, ndërsa te Amerika shikonte shpëtimtarin nga copëzimi prej lakmive të fqinjëve…
E madhêrishme nuk është vetëm shtatorja tani, por dhe akti: kthimi i Sali Butkës i bronztë në truallin e tij është dhe pergjegjshmëri e të sotmes, përlindje e besimit, vazhdim i triumfit të ndërgjegjes së Kombit.
Me Sali Butkën mësojmë se për atdhe perdoret jo vetëm pushka, por edhe pena, më shumë se llogoret duhet shkolla, mbi të gjitha dashuria patriotike e vëllazëria në breza e breza.
Shumë nga vjershat e tij, Sali Butka i shkruajti në Malin e Tomorrit – Olimpi i shqiptarëve, në shtëpinë e gjyshit tim, ndërsa me djalin e tij, patriotin dhe padagogjistin Safet Butka, im atê ishte bashkëpunëtor. Nipi i Sali Butkës, veprimtari Uran Butka, historian, shkrimtar, deputet shpirteror, e vazhdon misionin e të parëve duke na patur pranê, qytetarë të shumtë, në levizjen demokratike për një Shqipëri euro-atlantike.
Shtatorja – vepër e skulptorit të mirenjohur Agim Rada, i ngërthen me art të gjitha këto me porosi atdhedashurinë, që s’eshte vetëm antike e as jo moderne, por thjeshtë e përjetshme.
Vendosja në Ersekë e kêsaj shtatoreje është ngjarje Kombetare…